Flash News

E-TJERA

Si kanë ndryshuar simptomat e Covid-19, flet mjeku

Si kanë ndryshuar simptomat e Covid-19, flet mjeku
Gent Stroni

Covid-19 po shkakton simptoma të reja tek pacientët e infektuar, të cilat nuk u shfaqën në fillim të pandemisë.

Mjeku infeksionist, Gent Stroni tha se në fillim simptomat ishin të qarta, ndërsa tani situata ka ndryshuar. Ai shtoi se ndikim në këtë gjë, kanë edhe variantet e reja.

Mjeku u shpreh për “Wake Up” se shenjat në fillimin e pandemisë ishin më të njohura, duke evidentuar humbjen e shijes apo nuhatjes. Sipas së cilit, kjo i bënte njerezit më të kujdesshëm.

Stroni u shpreh se agresiviteti i sëmundjes ka rënë, gjë që sipas tij, ka çuar në uljen e numrit të rasteve të reja.

“Fillesat e pandemisë ishin me disa shenjat dhe simptoma të përgjithshme, por që dukeshin dhe kishin mundësi që njerëzit të orientoheshin kur bëhej fjalë për pjesën e nuhatjes, humbjes së shijes. Ishte pikërisht kjo që i bëri me alert njerëzit, më të kujdesshëm.

Tani që nga momenti që bie ne trupin tonë ai kalon në qarkullimin e gjakut, ku ne themi që kemi ‘viremi’. Pra, rënia e virusit në gjak bën të mundur atë të famshëm ‘viremi’ dhe kjo tregon edhe fazën e parë të gjithë Covid-it.

Tashmë çfarë po ndodh? Në ndryshim me pjesën e parë shikojmë që përveç të tjerash ka edhe një rënie të agresivitetit dhe po të shohim në laboratorët ku ne çojmë pacientët për të bërë nëse është pozitiv apo negativ, kolegët tanë atje thonë: ‘po, ka dalë pozitiv, por me një ngarkesë të ulët virale.

Kjo gjë solli që ne të kemi një lloj ndryshueshmërie të formës si paraqitet në trupin tonë. Dhe kjo gjë solli edhe rënien e numrave në fund të ditës.

Dikur kishim një fazë të parë të qartë, tani nuk e kemi më. Pra dhe mutacionet në vetvete ndikojnë, por në fund të ditës ngelet koronavirus dhe jep po të njëjtat situata”, sqaroi mjeku.

Të fundit