Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Si mund të ndihmojë media në edukimin mediatik: Përvoja e The Guardian
Intervistë me Kelly Walls, drejtoreshë ekzekutive, dhe Margaret Holborn, shefe e sektorit të arsimit të mesëm dhe të lartë, The Guardian Foundation
Mund të na thoni shkurtimisht cili është misioni dhe puna e Fondacionit Guardian, si dhe komponentët e programeve të edukimit mbi median të fondacionit tuaj?
Fondacioni Guardian është një organizatë e pavarur bamirësie që mbështet mediat e kërcënuara nga faktorë të ndryshëm, promovon diversitetin në media, dhe ndihmon fëmijët dhe të rinjtë që të angazhohen në raportimin e lajmit. Gjatë punës sonë me një gamë të gjerë individësh, komunitetesh e organizatash, kemi hartuar programe mësimore dhe trajnimi për të bërë të mundur realizimin e ndryshimeve pozitive në një sërë fushash.
Kemi dy programe për edukimin mbi lajmin dhe informacionin; Qendra Arsimore Guardian (The Guardian Education Centre) – që harton dhe zhvillon seminare sa më interesante dhe tërheqëse mbi lajmet dhe median në shkolla, universitete, për mësues dhe prindër, si dhe projekti NewsWise (MediaZgjuar) për prezantimin e fëmijëve të moshës 7-11 vjeç me lajmin – projekt që ka fituar disa çmime në këtë fushë. Të dy programet synojnë t'u japin të rinjve aftësi dhe njohuri për të analizuar në mënyrë kritike lajmet që marrin, për të mos rënë pre e dezinformimit. Këto programe i mësojnë fëmijët dhe të rinjtë edhe si të raportojnë mbi situata të ndryshme, dhe të shprehin opinionin e tyre mbi çështje të komunitetit.
Ju lutem, a mund të përshkruani si u hartua dhe zhvillua programi i punës për edukimin mbi median në Qendrën Arsimore?
Qendra Arsimore u krijua si pjesë e Qendrës së Arkivit dhe Vizitorëve të Guardian (Redaksia) në maj 2002. Për disa muaj me radhë para hapjes së qendrës u këshilluam gjerësisht me mësues, arsimtarë dhe gazetarë për t’u siguruar që programi arsimor të ishte unik, autentik dhe tërheqës për pjesëmarrësit . Fillimisht u zhvilluan dy seminare provë, ku studentët punuan së bashku për realizimin e faqeve të para të gazetave në kohë reale, dhe brenda dy muajve pati aq shumë kërkesa për seminare trajnimi saqë qendra u rezervua plotësisht për të gjithë pjesën e mbetur nga ai vit akademik.
Me kalimin e viteve, programi mësimor i seminareve tona, që përdoret gjerësisht edhe nga institucione të tjera, u pasurua më tej duke përfshirë montazhin e pamjeve filmike dhe hartimin e programeve kompjuterike, për të pasqyruar zhvillimet e reja në gazetari. Në vitin 2009, u zhvendosëm në ambiente të ngritura posaçërisht për trajnime dhe seminare brenda zyrave të reja të Guardian, në Kings Cross, Londër. Kjo i ka dhënë më shumë mundësi të rinjve që të krijojnë një tabllo më të qartë mbi funksionimin e një organi mediatik. Në vitin 2016, organizuam programe informimi në Londër dhe Lancashire për fëmijët e shkollave fillore, dhe ky projekt provë bëri të mundur krijimin e NewsWise së bashku me partnerët tanë, Organizata Kombëtare e Arsimimit (National Literacy Trust) dhe Shoqata PSHE. Në prag të 200 vjetorit të gazetës Guardian (5 maj 2021), kemi zhvilluar një sërë seminaresh mbi historikun e lajmit dhe rolin e arkivistëve, dhe kjo mundësoi ngritjen e projektit aktual të financuar nga Llotaria Kombëtare (Heritage Lottery Funded project). Programet tona përpunohen dhe zhvillohen rregullisht, dhe në kuadër të pandemisë Covid-19 kemi organizuar kurse e takime virtuale, si dhe seminare në internet (webinars) për trajnimin e mësuesve, për të përdorur programet dhe materialet tona për mësimin në distancë.
Si punoni me shkollat dhe mësuesit?
Marrëdhëniet e mira me shkollat dhe mësuesit kanë rëndësi themelore për punën tonë, dhe është mënyra kryesore për të qenë në kontakt dhe për të angazhuar një numër sa më të madh fëmijësh. Ne i japim përparësi punës me një gamë të larmishme shkollash në komunitete të varfra dhe problematike, ku ka një numër më të madh nxënësit që përfitojnë ushqim falas në mensat e shkollës (një tregues i varfërisë dhe privimit), në shkolla ku anglishtja mësohet si gjuhë e dytë për një numër më të madh nxënësish, si dhe në zona dhe komunitete të nuk përfaqësohen mjaftueshëm në media. Shumë prej këtyre shkollave sjellin klasa për të vizituar Qendrën Arsimore, duke marrë pjesë në një sërë seminaresh mbi edukimin mbi lajmet dhe median brenda ndërtesës së gazetës Guardian. Po kështu, ekipi ynë NewsWise viziton shkolla të ndryshme dhe zhvillon takime në ambjentet e tyre. Në të dyja rastet, fëmijëve dhe të rinjve shpesh u jepet mundësia që të takojnë gazetarë profesionistë.
Për mësuesit, ne ofrojmë seminare dhe konferenca trajnimi mbi lajmet dhe median, si dhe programe mësimore në internet të krijura nga Qendra Arsimore dhe NewsWise. Konsultimi me mësuesit luan një rol kryesor në hartimin dhe organizimin e seminareve tona. I gjithë programi i aktiviteteve tona hartohet në bashkëpunim me mësues dhe vlerësohet prej tyre, duke përfshirë edhe një rrjet mësuesish të dedikuar.
Keni të dhëna mbi ndikimin e programeve tuaja të edukimit mbi median?
145,000 studentë, mësues dhe të rritur kanë marrë pjesë në programet e Qendrës Arsimore që nga hapja e saj në vitin 2002. Mësuesit kanë bërë komente të shumta në lidhje me efektin shumë pozitiv që kanë patur këto seminare mbi nxënien dhe thithjen e njohurive të reja nga studentët, angazhimin e tyre me lajmet, aftësitë për analizë kritike, dhe aspiratat për karrierë. Mësuesit vazhdojnë të punojnë dhe bashkëbisedojnë me nxënësit e tyre rreth këtyre temave edhe pas përfundimit të seminareve. Ne kemi patur një shtrirje të gjerë gjeografike në shkolla anembanë Mbretërisë së Bashkuar. Një numër i madh të rinjsh që kanë marrë pjesë në seminaret tona punojnë në gazetari dhe media.
Pas përfundimit të programit NewsWise në 2019/20, u zhvilluan testime me më shumë se 3,700 nxënës nga 75 shkolla:
· Dy herë më shumë nxënës ishin në gjendje të vlerësonin nëse një lajm ishte i rremë.
· Nxënësit ishin dy herë më shumë të interesuar mbi lajmet.
· Dy herë më shumë nxënës thanë se kontrollojnë paraprakisht nëse lajmet vijnë nga një burim i besueshëm.
· 100% e mësuesve thanë se nxënësit kishin më shumë njohuri mbi aspekte të ndryshme të lajmit, si ndryshimi midis faktit dhe opinionit.
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14