Flash News


E-TJERA

Si ndërhyri McGonigal te pronari i një kompanie farmaceutike në Bosnjë për t’i dhënë 500 mijë dollarë Agron Nezës

Si ndërhyri McGonigal te pronari i një kompanie farmaceutike në

Detaje të reja nga çështja e ish-agjentit të FBI, Charles McGonigal. Miku i kryeministrit shqiptar, Edi Ramës akuzohet se ka ndërhyrë që që një shtetas i Bosnje dhe Hercegovinës dhe pronar i një kompanie farmaceutike atje t'i paguajë 500,000 dollarë kompanisë në pronësi të mikut të tij në Neë Jersey, Agron Nezës.

Ky i fundit pretendohet se është përdorur si lobist nga Rama për t’i dhënë ish-agjentit 225 mijë dollarë që të dëmtonte opozitën në Shqipëri.

Në këmbim, McGonigal thuhet se ka përdorur lidhjen e FBI-së me Kombet e Bashkuara për të organizuar një takim midis delegacionit të SHBA-së dhe kompanisë farmaceutike të Bosnjë-Hercegovinës.

Aktakuza thotë se McGonigal u përpoq gjithashtu të organizonte takime midis një ish-ministri boshnjak të mbrojtjes, i cili shërbeu si këshilltar i presidentit boshnjak dhe autoriteteve të qeverisë së SHBA-së, që do të përfitonte financiarisht mikun e tij në Neë Jersey.

 

Të fundit