Flash News

E-TJERA

Si pritet të jetë moti në 25 prillin e zgjedhjeve

Si pritet të jetë moti në 25 prillin e zgjedhjeve

Lajda Porja nga Metoalb ka qenë e ftuar në Euronews Albania ku ka treguar se si parashikohet të jetë moti ditën e diele, në ditën e zgjedhjeve në vendin tonë.

Lajda tha se e diela do të karakterizohet me vranësira të papërfillshme dhe do të ketë rritje temperaturash. 

"Një javë dinamike, me shi me diell. Parashikohet që edhe e shtuna të ketë pak reshje, ndërkohë dita e diele do të jetë dhe krejt ndryshe krahasuar me javën. Pra, gjatë ditës së diele, jo vetëm që do kemi një mot me kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë pothuajse në të gjithë territorin. Madje varënsirat të paktën të pa papërfillshme do të ketë pak në ekstremin verior dhe juglindor. E gjithë pjesa tjetër jo vetëm që do jetë me mot të kthjellët por kemi një ndryshim dhe të tablosë termike,"- tha Porja.

Lajda tha gjithashtu se të dielën pritet që të ketë temperatura mbi 20 gradë celcius.

Të fundit