Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Si u rakordua SPAK dhe mazhoranca për të goditur kreun e opozitës

Seanca e djeshme në Komisionin e Mandateve dëshmoi edhe njëherë se një dosje e dyshimtë, si ajo e privatizimit të klubit 'Partizani' nuk po trajtohet si zbardhja e një afere të dyshuar si korruptive. Nuk ka dyshim se shumë shqiptarë mund të kërkojnë të dinë të vërtetën se si dhe sa ka përfituar dhëndri i ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi, që nga pronar i një trualli me mbi 100 m2, doli nga kjo histori me mbi 5 milionë euro. Shumë të tjerë duan të kuptojnë se deri në ç’pikë e ka ndihmuar vjehrri, i gjithëpushtetshëm, burrin e vajzës së tij? Mbi këtë aferë të denoncuar prej vitesh ka shumë dilema dhe dyshime që mund t'i zbardhte vetëm një drejtësi e pavarur.
Por dalja publikisht, në sallën e parlamentit, e dy prokurorëve që kërkuan arrestimin e Berishës, ka rritur dyshimet për mos zhvillimin e një procesi të drejtë, të ekuilibruar dhe të paanshëm.
Arben Kraja dhe Enkeleida Millonai (të cilës nuk i’u ndje zëri i gojës, vetëm servirte letrat që nuk i gjente dot ish-shefi), treguan përpara komisionit të imuniteteve arrogancë që fshihte mungesën e profesionalizmit. Ata i përgjigjeshin thatë dhe pa argumenta avokatëve mbrojtës së Berishës (ky i fundit nuk ishte prezent në sallë). Kur Genc Gjokutaj i pyeti se pse ata kishin paraqitur në kërkesën e tyre si argument të korrupsionit të Berishës, ndryshimin e destinacionit të truallit sportiv në tokë ndërtimi, kur dihej se një gjë të tillë se kishte bërë ish-kryeministri, por Rama si kryebashkiak, prokurori u përgjigj: “kjo s’ka lidhje me imunitetin e Berishës për të cilin po diskutojmë sot”.
Më kot avokati insistoi se ishte SPAK që e kishte vënë këtë fakt në relacionin dërguar Kuvendit dhe se kjo bëhej për të sugjestionuar deputetët, askush nuk i dha përgjigje. Po me të njëjtën lehtësi, deputetët socialistë rrëzuan edhe kërkesën, në dukje logjike të avokatëve, që më parë të prisnin një vendim të Gjykatës Kushtetuese për ligjshmërinë e masave kufizuese ndaj deputetit Berisha. Boll të shikoje mirësjelljen dashamirëse të rilindasve me Arben Krajën dhe padurimin foshnjor që tregonte Lindita Nikolla kur e merrnin fjalën avokatët, për të kuptuar tingujt që rezononin mes palëve.
Po ta shohësh çështjen jo vetëm nga aspekti formal i komunikimit, por edhe nga koklavitja e argumentave ligjorë, duket sikur ka një rakordim mes SPAK dhe mazhorancës për të goditur liderin e opozitës. E këtu vijmë tek shkelja më e madhe që po e bëjnë të dy palët në rakordim. Ligji shqiptar e kërkon që heqja e imunitetit të deputetit të bëhet pasi prokuroria servir prova bindëse për këtë. Por kjo gjë nuk ndodhi në seancën e djeshme.
Një truk ligjor i SPAK, që kishte vendosur paraprakisht të kufizonte lirinë e deputetit në fjalë pa pyetur parlamentin, tani i kërkonte Kuvendit masë më të rëndë ndaj Berishës, që e kishte quajtur të paligjshëm detyrimin e paraqitjes dhe marrjen e pasaportës. Duke pretenduar se lideri i PD e kishte sfiduar me mosparaqitje, SPAK kërkoi arrestimin si një masë më të rëndë.
Por me këtë lëvizje tinzare, ai krijoi precedentin e rrezikshëm që deputeti mund të zhvishet nga imuniteti edhe nëse prokurorët nuk sjellin prova. Natyrisht për këtë duhet bashkëveprimi i drejtësisë së re me të zgjedhurit e pushtetit, por gjatë seancës u duk se ai nuk mungonte. Kjo përputhje prokurorë politikanë, u pa qartë edhe tek standardet e dyfishta të përdorura. Në rastin e Saimir Tahirit parlamenti i “lejoi” drejtësisë që të kufizonte lirinë e lëvizjes së deputetit. Në rastin e Berishës deputetët mbajtën qëndrim se kjo është një e drejtë e SPAK dhe s'i takon atyre të vendosin. Pra, deri më tani, Prokuroria e Posaçme ka kufizuar lirinë e një deputeti, në këtë rast liderit të opozitës, duke anashkaluar parlamentin dhe e pastaj ka përdorur këtë “risi” si një rast për të kërkuar arrestimin, duke shmangur detyrimin për të paraqitur prova.
Këto janë anët e errëta që u panë vetëm këtë të hënë. Po t'i shtosh atyre se, që në fillim, masën ndaj Berishës e mori një gjykatëse e dyshuar për konflikt interesi si Irena Gjoka, pasi ishte shkarkuar me firmën personale të ish-presidentit (1992 -1997). Po të vazhdosh më tej me faktin se gjykata e rrëzoi pretendimin për largimin e saj.
Po të theksosh se, pas kësaj, Berishës iu vunë dy palaço si avokatë për ta mbrojtur kryesisht, ndërkohë që ata ishin deklaruar publikisht si kundërshtarë të tij, madje një karagjoze që duhej ta mbronte shkruante tekste publike pro arrestimit të tij, pra po ti shohësh të gjitha këto, dyshimet për degradimin drejt një procesi farsë bëhen të mëdha. Dhe kjo e gjitha për hir të SPAK- t që vepron me nxitimin aprofesional që buron nga urdhrat.
Pikërisht kjo sjellje e politizuar po e vret që pa nisur dosjen 'Partizani'. Ndërkohë që aty ka dyshime reale për abuzim dhe korrupsion, SPAK po ua pamundëson shqiptarëve hedhjen e dritës mbi të. Pasi më shumë sesa të bëjë drejtësi, ndoshta i intereson goditja e Berishës. Kjo me sa duket do të ndodhë dhe të enjten ku parlamenti, me votat e PS, pritet t'i hapë rrugë arrestimit të kreut të PD./LAPSI
Të fundit
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14
Nis sot zyrtarisht, The Sun: Pse mund ky të jetë Botërori më i bukur në histori
11 Qershor 2026, 16:10