Flash News

E-TJERA

Siguroi mandatin në Elbasan, Flutura Açka: Jam e prekur nga mirësia dhe përkoria e çdo familje

Siguroi mandatin në Elbasan, Flutura Açka: Jam e prekur nga

Shkrimtarja Flutura Açka, e renditur e dyta në listën e PD-së në qarkun e Elbasanit siguroi mandatin e deputetes.

Açka ka falenderuar të gjithë qytetarët e elbasanit të cilët i hapën derën dhe treguan mirësi.

Në një reagim në Facebook, ajo shkruan, “

N’Elbasan, ku edhe mureve mbijnë gojasllanë

Falenderoj çdo familje që më hapi derën, çdokënd që më ndali në rrugë, çdosecilin që më besoj votën, një për një vajzat e djemtë, burrat e përkushtuar e zonjat fisnike demokratë e qytetarë të paparti, me të cilat punova në këto javë kaq të rëndësishme. Jam e prekur nga mirësia dhe përkoria e tyre. Ndava me ta një nga ndërkohët më tē rëndësishme të jetës sime dhe do të kem nderin të vazhdoj me ta miqësinë time politike, por që është tani tejet njerezore ”.

Açka, sipas të dhënave të publikuara nga KQZ në 509 qendra votimi nga 511 që janë në total, ka siguruar 1793 vota.

PD në këtë qark siguroi 6 mandate, ndërsa vetëm Luçiano Boçi i rendituri i shtati në listë ka mundur ta thyejë herësin duke siguruar 10930 vota.Siguroi mandatin në Elbasan, Flutura Açka: Jam e prekur nga

 

Të fundit