Flash News

E-TJERA

Silva Bino: Fëmijët do të vaksinohen me "Pfizer"

Silva Bino: Fëmijët do të vaksinohen me "Pfizer"

Shefja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino foli për vaksinimin e fëmijëve dhe për dozën e tretë që do iu jepet personave mbi 60-vjeç.

Në një deklaratë për mediat, ajo bëri me dije se fëmijët do të marrin vaksinën "Pfizer". Ajo tha se për fëmijët me probleme shëndetësore nga mosha 12-15 vjeç dhe për adoleshentët mbi 16-vjeç vaksinimi do të bëhet me miratimin e prindërve.

“Vaksinimi i fëmijëve 12 deri në 15 vjeç do të ndodhë për fëmijët që kanë sëmundje shoqëruese si psh, astma, sëmundje kronike të zemrës, kancer, etj. Këta janë fëmijët që do vaksinohen të parët. Po ashtu për grupmoshën 16 deri në 17 vjeç së pari do të vaksinohen ata të cilët kanë sëmundje bashkëshoqëruese.

E vetmja vaksinë e aprovuar për fëmijët është Pfizer. Komiteti nuk e pa të arsyeshme vaksinën “Coronavac”. Natyrisht aplikimi i vaksinës do të kryehet sipas udhëzimeve. Do të merren dy doza dhe më pas edhe doza e tretë. Kjo vaksinë do të kryhet me miratimin e prindërve", tha Bino.

Kjo e fundit u shpreh se doza e tretë do të jepet me distancë kohore 6 muaj nga ajo e dytë, sikurse ka vendosur Komiteti Teknik i Ekspertëve.

"Për covidin kemi studime që tregojnë se pas 6 muajsh zbehet imuniteti kështu që duhet të bëhet edhe një dozë tjetër. Për personat mbi 60 vjeç që kanë frenim të imunitetit do të jepet një dozë e tretë pas 4 apo 6 javëve", shtoi Bino.

 

 

 

Të fundit