Flash News

E-TJERA

"Sipas thashethemeve, votat na i ka marrë PD"/ Partia e Gjuzit, Papës e Jenisherit ankimon rezultatin e zgjedhjeve

"Sipas thashethemeve, votat na i ka marrë PD"/ Partia e Gjuzit,

Koalicioni Ora Kombëtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët, ose shkurt AOKBEPEK, e drejtuar nga Kujtim Gjuzi ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Ajo arritit të merrte vetëm 1377 vota në të gjithë Shqipërinë, por pretendon se ja kanë vjedhur. Në padinë të shkruar me dorë, një ndër katër argumentat që japin për ankimin e rezultatit është se kanë dëgjuar thasheme se votat e tyre janë numëruar për koalicionin "Partia Demokratike - Aleanca për Ndryshim".

Një ndër arsyet ku ata bazohen janë thasethemet. Ata shkruajnë në ankimimin e tyre se thashetheme të ndryshme kanë treguar se Partia Demokratike ka marrë votat e tyre. Pra, drejtuesit e këtij koalicioni deputët Kujtim Gjuzi, Selami Jenisheri dhe Kostaq Papa bazohen në thashetheme.

Kujtojmë se sot bëri ankimin edhe LSI-ja për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës, ku kërkonte shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Bashkinë e Dropullit.

"Sipas thashethemeve, votat na i ka marrë PD"/ Partia e Gjuzit,"Sipas thashethemeve, votat na i ka marrë PD"/ Partia e Gjuzit,

Të fundit