Flash News

E-TJERA

Sistemi TIMS u godit nga një sulm kibernetik? Policia del me sqarim

Sistemi TIMS u godit nga një sulm kibernetik? Policia del me sqarim

Policia e Shtetit ka reaguar pas problemeve që pati dje sistemi TIMS dhe lajmeve se ishte goditur nga një tjetër sulm kibernetik. Policia hedh poshtë pretendimet, ndërsa thotë se:

Ndaj sistemit TIMS, mbrëmjen e djeshme, nuk ka ndodhur sulm kibernetik, por në kuadrin e përmirësimit dhe rritjes së performancës së sistemit TIMS, mbrëmjen e djeshme u realizuan disa procese të parashikuara mirëmbajtjeje, të cilat ndërprenë shërbimin në interval të shkurtër kohor, në disa prej pikave kufitare, por pa sjellë pengesa në lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Më tej shton se sistemi TIMS vijon të jetë funksional, në të gjitha pikat kufitare. Por paralajmëron se edhe ditët në vijim do të ketë ndërprerje me afat të shkurtër kohor, në pika të ndryshme kufitare, për shkak të ndërhyrjeve të brendshme.

Të fundit