Flash News

E-TJERA

Situata në Luginën e Preshevës dhe Bujanovcit, kreu i komunës takon Bashën: Kërkojmë ndihmën e shtetit shqiptar

Situata në Luginën e Preshevës dhe Bujanovcit, kreu i

Kryetari i Komunës së Bujanovcit Nagip Arifi është takuar me kryedemokratin Lulzim Basha në selinë blu në Tiranë.

Pas takimit, në një prononcim për mediat, Arifi ka deklaruar se e ka informuar kryetarin e Basha lidhur me problematikat që kanë qytetarët e Luginës së Preshevës dhe të Bujanovcit.

Sipas tij, Serbia ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës po përdor metodën e spastrimit etnik ndaj dhe ka kërkuar ndihmën e shtetit shqiptar.

Sot patëm një takim vëllazëror. Paradite u takova me Presidentin Ilir Meta, ministrin Majko, dhe tanimë me kreun e PD. E njoftova me problemet e sfidat e shqiptarëve kryesisht në Bujanovc.

Si po vepron Serbia ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, si po përdor metodën e spastrimit etnik. Kërkuam ndihmën e shtetit shqiptar, sepse Shqipëria e fortë, Shqipëria në NATO, Shqipëria në BE, po ashtu një Kosovë e pavarur me pretendimin të jetë anëtare e NATO edhe shqiptarët e Luginës do të jenë më të sigurt”, u shpreh Arifi.

 


 

Të fundit