Flash News

E-TJERA

'Skadon' afati, Basha nuk po publikon ende emrat e delegatëve të Kuvendit

'Skadon' afati, Basha nuk po publikon ende emrat e delegatëve

Kryedemokrati Lulzim Basha ka kaluar afatin për publikimin e emrave të delegatëve. Ato ishin parashikuar të dilnin ditën e djeshme.

Kryetari i komisionit që drejtoi punimet e Kuvendit të 18 dhjetorit, Jemin Gjana u kërkoi strukturave të PD të publikonin emrat ditën e dielë.

Emrat nuk dolën gjatë punimeve të Kuvendit, pasi sipas Gjanës, aktiviteti nisi me vonesë dhe nuk kishte kohë në dispozicion.

Sipas tyre ishin të pranishëm 5004 delegatë. Kjo shifër shkaktoi reagime, pasi menjëherë u ngritën dyshime se Pallati i Kongreseve nuk i ka kapacitetet për të përballuar këtë pjesmarrje.

Mediat nisën hulumtimet dhe rezultoi se salla kishte kapacitet vetëm 2100 vende. Kujtojmë që teksa kryedemokrati mbante Kuvendit, anëtarët e PD votonin për shkarkimin e tij.

Referendumi që u zhvillua të shtunën në çdo degë të Partisë Demokratike arriti të siguronte 43. 385  firma pro shkarkimit të Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë.

Të fundit