Flash News

E-TJERA

Skandal në Marakanë, huliganët serbë brohorasin “Kosova është Serbi”

Skandal në Marakanë, huliganët serbë brohorasin

Serbia u përball me Anglinë në Marakanë, në një duel vendimtar për vendin e dytë në grup dhe kualifikimin për në finalet e Botërorit.

Serbët u mundën thellë, duke pësuar 5 gola, dhe humbën sërish vendin e dytë në favor të Shqipërisë.

Megjithatë, jo vetëm rezultati ishte në fokus. Huliganët serbë, të shoqëruar nga forcat speciale, u bënë protagonistë me sjellje të papërshtatshme. Në tribunë u dëgjuan thirrjet “Kosova është Serbi”, flamuj me hartën e Kosovës dhe thirrje provokative në stadium.

Skena u karakterizua si një kombinim i turpshëm dhe qesharak, ndërkohë që futbolli në fushë mbeti në hije përballë sjelljes së tifozëve.

Të fundit