Flash News

E-TJERA

Skandali i llogarive bankare në Zvicër, gazetari italian tregon numrin e shqiptarëve që kanë depozituar para

Skandali i llogarive bankare në Zvicër, gazetari italian tregon numrin

Një tjetër skandal ka ndodhur me të dhënat personale të qytetarëve pas “Panama Papers” dhe “WikiLealks” nga një prej bankave private më të mëdha në botë.

Sipas “The Guardian” nga banka zvicerane Credit Suisse kanë rrjedhur llogaritë e 30 mijë klientëve të përfshirë në trafik droge, pastrim parash, korrupsion dhe krime të tjera të rënda.

Në hartën e publikuar nga “The Guardian” me rreth të kuq është edhe Shqipëria e Kosova. Kjo shpjegon që, politikanë të korruptuar dhe kriminelë shqiptarë kanë fshehur të ardhurat në bankën zviceriane “Credit Suisse”. Por nuk janë bërë me dije emra apo të dhëna të individëve nga Shqipëria.

Për këtë çështje në studion e Zona Zero ka folur gazetari investigativ italian, Lorenzo Bagnoli si pjesë e rrjetit ka zbuluar skandalin në IrpiMedia.

Bagnoli u shpreh se janë 30 shqiptarë që rezultojnë që kanë llogari bankare në këtë Bankë, por duhet pritur që të verifikohen në të ardhmen, pasi nuk mund të flitet për saktësi.

Rreth 30 vetë shqiptarë që ndodhen, një pjesë konsistojnë dhe kanë rezidencën në Itali, do të punojmë me këta dhe mbi këta. Pjesë me vështirë është procesi i verifikimit të të dhënave.

Ky është një element i ri, e kundrejt të dhënave të mëparshme. Të fshehur politikanët shqiptarë? E konfirmoj, që politikanët janë të fshehur, jemi duke punuar pikërisht me këtë, nuk mund të japë informacion që s'kanë dalë e konfirmuar dhe pa verifikuar. Ka shumë politikanë, një prej arsyeja është për nivelin e sigurisë që ka pasur kjo bankë", tha gazetari italian.  

Të fundit