Flash News

E-TJERA

Skandali i “Pandora Papers”, pronarja e kompanisë shqiptare ‘zhduk’ llogarinë e Facebook-ut; lidhjet familjare me biznesmenin

Skandali i “Pandora Papers”, pronarja e kompanisë shqiptare

Hapja e kutive sekrete të “Pandora Papers” shënjestroi edhe emrin e një kompanie shqiptare e përfshirë në fshehjen e pasurive reale. Pjesë e listës sekrete është edhe një politikan shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Ishte BIRN i pari që nxori emrin e kompanisë boshnjake ‘Energoinvest’ i pagoi në total 3.6 milionë euro një kompanie të vogël konsulence të regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe në mars të vitit 2013, kompania ‘AL Energy Transmission’, e cila drejtohet nga biznesmeni shqiptar, Vasil Kallupi. 

Skandali i “Pandora Papers”, pronarja e kompanisë shqiptare

Por nga dokumentet që BIRN ka siguruar, rezulton qartazi se përfitues fundor i kësaj kompanie, njëherazi pronare dhe që kontrollon kompaninë, është një grua 40-vjeçare e quajtur Jola Duro.

Bazuar në planin e biznesit të kompanisë, i hartuar në vitin 2013, Duro rezulton të ketë qenë menaxhere e zyrës dhe Kallupi menaxher i projektit. Në planin e biznesit shkruhet se “kompania ka një partner dhe ai është Z.Vasil Kallupi. ”Sipas BIRN, bashkëshortja e Kallupit, Dhurata, është tezja e 40-vjeçares Jola Duro.

Skandali i “Pandora Papers”, pronarja e kompanisë shqiptare

Nga një verifikim i llogarive të Duros në rrjetet sociale, rezultoi se Jola Duro ka mbyllur llogarinë e saj personale në Facebook, menjëherë pasi emri i saj u lakua si pjesë e skandalit të “Letrave të Pandorës”.

Skandali i “Pandora Papers”, pronarja e kompanisë shqiptare

Nga ana tjetër, Visar Kallupi konsiderohet një person me lidhje të afërta politike. Shpesh ai është njohur si “Vasili i Vienës” për shkak se ka jetuar në kryeqytetin e Austrisë në periudhën e viteve 1990.

Kallupi ka qenë i afërt me Fatos Nanon, ish-lideri i socialistëve që e drejtoi Shqipërinë nga viti 1997 deri në vitin 2005. Nano doli në pension dhe u transferua në Vienë. Këtë e ka konfirmuar për BIRN, gazetari Ylli Rakipi në një bisedë të shkurtër telefonike.

“Kallupi ka qenë një nga shqiptarët e parë që ka shkuar në Vienë në vitet 90,” tha Rakipi në një bisedë telefonike. “Është marrë me biznesin e energjisë me firmat e ish-Jugosllavisë dhe ka pasur lidhje me Nanon.”

 

Të fundit