Flash News

E-TJERA

Skandali me publikimin e targave, Drejtoria e Transportit Rrugor: Kjo bazë të dhënash aksesohet nga shumë institucione

Skandali me publikimin e targave, Drejtoria e Transportit Rrugor: Kjo bazë

Reagon Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor pas skandalit të publikimit të një liste me targat e automjeteve, në të cilën shfaq edhe ID personale, emri i qytetarit, lloji dhe ngjyra e makinës, për mbi 530 mijë qytetarë.

Sipas DPSHTRR, do të kryhet një analizë e plotë për të dalë me një qëndrim zyrtar të bazuar në fakte, bëjmë me dije se kjo bazë të dhënash aksesohet nga shumë institucione.

"Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, sapo u njoh me lajmin mbi daljen e disa të dhënave për targat e automjeteve në Republikën e Shqipërisë, nisi menjëherë hulumtimin dhe kërkimin e suportit nga kompania që mirëmban sistemin informatik, e kontraktuar nga AKSHI.

Ndërkohë që do të kryhet një analizë e plotë për të dalë me një qëndrim zyrtar të bazuar në fakte, bëjmë me dije se kjo bazë të dhënash aksesohet nga shumë institucione, me nivele të ndryshme aksesi, dhe i shërben edhe operatorëve ekonomik shtetëror e privat", ben me dije DPSHTRR. 

 

 

 

Të fundit