Flash News

E-TJERA

Thellohet skandali i rrjedhjes së të dhënave/ Publikohet databaza e tretë me targat e makinave

Thellohet skandali i rrjedhjes së të dhënave/ Publikohet databaza

Një tjetër databazë me rrjedhje të të dhënave personale të qytetarëve, është publikuar sot. Këtë herë bëhet fjalë për një listë me targat e automjeteve, ngjyrën, llojin dhe institucionin përkatës ku përdorte, për mbi 530 mijë qytetarë.

Në listën e publikuar shfaqet ID personale, emri i qytetarit, lloji dhe ngjyra e makinës. Dokumenti përmban dhe mbi 61 mijë targa automjetesh të bizneseve, bankave, ambasadave.

Kujtojmë se prej ditësh,të dhënat e qytetarëve janë duke u publikuar në rrjet, teksa ende nuk dihet zanafilla e skandalit. Prokuroria nisi dje hetimet dhe sekuestroi serverat pranë AKSHI-së, Drejtorisë së Tatimeve dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Ndërsa sot, prokuroria mori në pyetje rreth 14 ekspertë të IT që kanë pasur akses në serverat ku ndodheshin të dhënat e qytetarëve.

Databaza e parë e publikuar përmbante të dhënat e 630 mijë qytetarëve, përfshirë këtu pagat, numrin e ID-së dhe pozicionet e punës. Ndërsa më vonë një databazë e dytë që përkonte me rrogat e muajit prill, nxori edhe numrat e telefonit të afro 900 mijë qytetarëve.

Të fundit