Flash News

E-TJERA

Manjani: Rinumërimin e votave për Tiranën s’do e bëjnë më komisionerët politikë, por administrata e KQZ

Manjani: Rinumërimin e votave për Tiranën s’do e

Juristi Ylli Manjani, sqaroi në Euronews Albania procesin që pritet të zhvillohet lidhur me rinumërimin e votave në Tiranë, kërkesë kjo e bërë nga PD dhe e pranuar nga KAS, e cila pretendoi për tjetërsim të votave.

Manjani shpjegon se ku do të ndodhë rinumërimi për partinë por dhe për kandidatët, si dhe sa pritet të zgjasë ky proces. Ai shton se ky rinumërim nuk do zhvillohet më nga komisionerët politikë, por nga administrata e KQZ-së.

“Kqyrja e fletëve të votimit do bëhet në Tiranë në selinë e KAS-it, rinumërimi do bëhet në prani të KAS-it me disa grupe numërimi. Numëruesit nuk ka kuptim që të jenë ata që kanë patur partitë por duhet të jetë administrata e KQZ-së ajo që do bëjë procedurën e rinumërimit me të njëjtin proces siç është bërë numërimi fillestar në qendrat e votimit, pra me hapjen, me mbajtjen e procesverbalit nën mbikëqytjen e KAS-it.

KAS praktikisht është KZAZ-ja e madhe që do bëjë vlerësimin fleët pas flete, çdo gjë që ka të bëjë me rezultatin e votimit, si për partitë ashtu dhe për kandidatët.

Është një punë voluminoze. Sa i përket se kur pritet të mbarojë ky proces, do ishte sukses nëse do mbaronte nga fundi i gushtit, pasi do marrë më shumë kohë se nga procesi fillestar, sepse atëherë ka pasur më shumë grupe. Janë një million votues dhe fletë votimi për tu parë.

Të fundit