Flash News

E-TJERA

Skandali me rrjedhjen e informacionit/ Jep dorëheqjen Drejtori i Sistemit Informatik të Tatimeve

Skandali me rrjedhjen e informacionit/ Jep dorëheqjen Drejtori i Sistemit
Foto Ilustruese

Pas skandalit me publikimin e të dhënave të qytetarëve, ka dhënë dorëheqjen drejtori i Sistemit Informatik të Tatimeve, Ervin Muça.

Mësohet se drejtori është vënë në dispozicion në hetimeve të nisura nga Prokuroria, për të zbardhur skandalin e shpërndarjes së të dhënave sensitive të qytetarëve pre tre ditësh.

Kujtojmë se skandali nisi me publikimin e pagave të muajit janar për mbi 630 mijë qytetarë dhe u pasua më vonë edhe me publikimin e pagave të muajit prill,shoqëruar me numrat e telefonit të afro 900 mijë qytetarëve.

Ndërsa sot u publikua një databazë e tretë, por këtë herë me targat e automjeteve për mbi 530 mijë qytetarë.

Të fundit