Flash News

E-TJERA

SKANDALI/ Mjeku pi cigare në dhomë me pacientin e intubuar në QSUT

SKANDALI/ Mjeku pi cigare në dhomë me pacientin e intubuar në

Një qytetare denoncon kushtet skandaloze të QSUT, dhe shpërdorimin e detyrës që bëjnë mjekët.

 Ajo ka filmuar në ambjentet e spitalit, një mjek duke konsumuar cigare ku sic shprehet qytetarja, brenda në dhomë ndodhet dhe një pacient i intubuar.

Nderkohe qe presim ndonje lajme per personin qe kemi ne intubím thote kemi pastrim te dhomave nuk mund te futeni. Dhe zotnia sikur eshte ne kafene pine cigare brenda ambjentit me personat e intubuar! Turp te kene

Eshte per te ulèrítur me te madhe se kam familjare ne gjendje intubimi“,-shkruan qytetarja krahas videos së publikuar në rrjete sociale nga JOQ.

Ndonëse është rreptësisht e ndaluar pirja e cigares në ambientet e spitalit, dhe mjekët supozohet të jenë kryefjala e shëndetit, duket se këta të fundit nuk e kanë problem ta shkelin ligjin, madje as të rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Të fundit