Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Skandali/ 1.1 milionë lekë për të marrë titullin “mjeshtër” në saldim

Fiks Fare denoncoi me zë dhe figurë pazaret e ryshfetit brenda Dhomës Kombëtare të Zejtarisë, e cila është themeluar në vitin 2017 dhe synonte rregullimin e profesioneve të lira në gjithë Shqipërinë.
Një bashkëpunëtor i emisionit investigativ ka zbuluar të gjithë skemën e dhënies fiktive të titujve të zejtarisë, në këtë rast të saldatorit.
Ai ka kërkuar që të ketë titullin “mjeshtër”, por të ketë këtë titull duhet që më parë të ketë marrë titullin ndihmës mjeshtër për saldim 3 vite më para. Certifikata e titullit jepet pas kalimit të një provimi dhe kandidati duhet të kishte nxjerrë disa ndihmës mjeshtra. Përgjegjësi i Dhomës së Zejtarisë, Agim Rrapushi, i thotë bashkëpunëtorit se kundrejt një ryshfeti ai i siguron të gjitha dokumentet, vjetërsinë e punës për 5 vite. Madje i plotëson edhe fletën e provimit. E vesh me jelek dhe i bën foto “sikur ka bërë provim”.
Në këto biseda, bashkëpunëtori i Fiks Fare i thotë përgjegjësit Agim Rrapushi se dëshiron titullin mjeshtër, pasi më parë ka marrë titullin ndihmës mjeshtër. Ai e pyet për sa kohë e merr këtë titull, ndërsa Agimi i përgjigjet dhe e pyet nëse ka apo jo vite pune si saldator. Ligji dhe rregulloret e Dhomës Kombëtare të Zejtarisë përcaktojnë se që të marrësh titullin mjeshtër duhet të kesh 5 vite pune, të kesh nxjerrë disa ndihmës mjeshtra, apo të kesh 3 vite me titullin ndihmës mjeshtër.
Përgjegjësi i thotë se këto “ti bëj unë të gjitha”. Madje i jep referencë që ka punuar diku dhe merr vërtetim te ministria përkatëse. Në atë takim shkon edhe një punonjëse, teksa Agim Rrapushi i thotë se do të bëjnë një punë tjetër dhe do t’i marrin një dokument që ka punuar në vend tjetër.
“Ne do ta bëjmë shpejt e shpejt, do t’ia çojmë drejtorit në shtëpi (se është i sëmurë) dhe veprimet do t’i bëjmë në ministri” i thotë ai qytetarit, teksa i thotë se dava me ditë e ka, mund t’a marrë ditën e hënë apo të martë certifikatën.
Agimi i lexon rregullat për t’u bërë mjeshtër. “Të ketë mbaruar arsimin e detyruar, të ketë 3 vite eksperiencë punë ndihmës mjeshtër, duhet të kesh 3 vjet dhe ne po ta bëjmë shpejt. Dhe 5 vite eksperiencë në punë në profesionin e caktuar. Duhet të rrish 10 ditë këtu që të bësh praktikën. të kesh mbikëqyrur të paktën 5 ndihmës mjeshtra, të kesh nxjerrë ndihmës që i ke mësuar” i thotë ai, teksa i bën me dije sërish se i paguan ai të gjitha.
Më pas shkon sërish punonjësja, që i kujton Agimit se qytetari e merr titullin mjeshtër në momentin që kanë kaluar 3 vite pas titullit ndihmës mjeshtër. Agimi i thotë se do të bëjnë një lëvizje tjetër, do të ndryshojnë datat, megjithëse certifikatën e ndihmës mjeshtrit e ka në muajin shkurt 2025.
Por sa kushton certifikata dhe si bëhet provimi?!
Në bisedën që bashkëpunëtori i Fiksit ka bërë me punonjësit e Dhomës Kombëtare të Zejtarisë, detajohet e gjithë skema. Përgjegjësi Agim Rrapushi i thotë disa herë se duhet t’ia bëjnë në rregull letrat, pasi vjen Kontrolli i Shtetit dhe e gjen me shkelje.
“Do të bëjmë një tjetër provim. Gjej një fletë bosh që t’a plotësojmë dhe qytetari të bëj një foto (sikur po bën provim). Këtë fletën e provimit i plotësojmë ne të gjitha, po vetëm dua atë që vetëm ta filmosh” i thotë përgjegjësi një punonjëse.
Ai i thotë bashkëpunëtorit se po t’a dhashë dhe ministria e ka firmosur dhe vënë vulën, tani i bie ku ka punuar 5 vjet. “Këto s’i ke dhe do t’i gjej unë. Tarifa e pranimit është 700 euro për person për titullin mjeshtër. Tani ne do të paguajmë sa do ai për këto 5 vjet dhe atë do ta bisedoj unë. Pastaj 100 mijë lekë të vjetra është një dokument tjetër që e kanë bërë tani ata që vuloset në ambasadë. Kështu që të venë 800 deri tani” i thotë Agimi.
Qytetari e pyet nëse ka prapë plus. “Do bësh provimin, do t’i marrësh. Edhe kjo që i plotëson shpejt e shpejt do, edhe provimin që do ta plotësosh te unë” i përgjigjet, teksa i saktëson se pagesa bëhet e tëra. “Unë s’do ti jap nga lekët e mia atij tjetrit. Se jam djegur nga kjo punë, i kam bllokuar. U kam thënë kaq bën dhe vlerësoje vetë ti” i thotë ai, teksa më tej i shton se po i bën edhe letrën që ka qenë 10 ditë këtu (s’ka qenë asnjë ditë).
Në këtë bisedë, përgjegjësi i Dhomës Kombëtare të Zejtarisë i thotë se ka 182 zanate. “E do për murator, merre?!” e pyet ai bashkëpunëtorin. Madje, në një moment, Agimi e pyet se “sa paguan për të gjitha ti që ta marrësh këtë javë?”. Bashkëpunëtori i thotë se “s’kam me vete”, ndërkohë që Agimi vijon duke i thënë se nuk është vetëm në këtë punë.
“Të gjithë kanë pjesën e tyre. Të gjithë, të gjithë, të gjithë kanë pjesën e tyre. Mua radhën e parë më ngeli 100 euro nga të gjitha ato që bëra” i thotë ai. Më pas i bën me dije se do të bëjë provimin sot. Gjatë bisedës vjen punonjësja dhe i jep një fletë provimi. “Kjo është për saldim”, teksa i drejtohet qytetarit që të veshë një jelek dhe kapele.
Qytetari vesh jelekun dhe ulet në një bankë. Punonjësja i vendos para fletën e provimit dhe i bën foto. Më pas Agimi i thotë se “testimin me foto e bëmë”, teksa lënë takim pas disa ditësh për vlerën totale të titullit mjeshtër.
Pas disa ditësh, bashkëpunëtori e takon sërish në zyrë, në afërsi të shkollës Vasil Shanto, atje ku gjendet Qendra e Formimit Profesional Publik Nr.4, Zyra e Punës Tiranë dhe Dhoma Kombëtare e Zejtarisë. Përgjegjësi i Dhomës Agim Rrapushi i thotë bashkëpunëtorit se tani janë mbyllur të gjitha, dosja e të gjitha dokumentet. Bashkëpunëtori e pyet se sa ka shkuar vërtetimi që ka punuar për 5 vjet. Agimi i thotë se “300 mijë lekë dhe është 5 vjeçar se s’ta bën njeri se pa atë s’bëhet ajo”.
Bashkëpunëtori e pyet se sa shkon e gjitha, teksa Agimi i përgjigjet se “11-të” (1 milionë e 100 mijë lekë të vjetra). Më pas i thotë se diskutoje dhe i ke të gjitha të firmosura. Bashkëpunëtori e pyet se 1 milionë e 100 i do të gjitha në dorë. “Po merri njëherë, po qyshë në këmbë” i përgjigjet ai.
***
Dhoma Kombëtare e Zejtarisë, bashkëpunëtori i Fiks Fare takon përgjegjësin Agim Rrapushi
Fiksi – Faktikisht unë erdha për të marrë atë që më the ti po të kalosh 3 muaj.
Përgjegjësi – Mjeshtër?
Fiksi – Po, është më mirë.
Përgjegjësi – Ajo është e para. Tani në qoftë se e do i bëjmë letrat prapë.
Fiksi – Po tani do t’i bëjmë nga fillimi?
Përgjegjësi – Çdo gjë është me dosje, të parën e ke bërë për titullin ndihmës mjeshtër.
Fiksi – Për sa e marrim mos të vonohem shumë?
Përgjegjësi – Tani do të bisedoj.
Fiksi – Bisedo me këta ti.
Përgjegjësi – Tani ke vite pune, s’ke vite pune?!
Fiksi – Po a mi ka bërë kjo?
Përgjegjësi – Po i bëjmë ne ato.
Fiksi – Po nuk e di se ato do t’më marrin në intervistë dhe unë s’e di se ku kam punuar.
Përgjegjësi – Ne do të japim referencë ty.
Fiksi – Bravo.
Përgjegjësi – Që filani ka punuar këtu, që ka punuar në filan biznes.
Fiksi – Bravo.
Përgjegjësi – Me emër, me mbiemër me vulë e firmë.
Fiksi – Dhe te Ministria e Ekonomisë jam në rregull unë.
Përgjegjësi – Tani do të bësh këto të tjerat ti, e ke kartën me vete?
Fiksi – E kam.
Përgjegjësi – Ma jep.
(Vjen një punonjëse)
Përgjegjësi – Ku e mori atëherë atë dhe i ka plotësuar ato muajt për mjeshtër.
Punonjësja – Për mjeshtër, po!
Përgjegjësi – Ne do të bëjmë një punë tjetër.
Punonjësja – Ëhë?
Përgjegjësi – Do shikojmë çik atë dokumentin që ka punuar diku në një vend që e mora unë. Që t’ia përsërisim që t’a dijë dhe ky që të marrë një kopje që t’a dijë dhe ky ku ka punuar. Dhe të vazhdojmë ato dokumentet për mjeshtër. Ne do t’i bëjmë këto shpejt e shpejt, pastaj do t’a çojmë në shtëpi që ti vulosë në shtëpi ai (drejtori) dhe veprimet i bëjmë në ministri pastaj.
Fiksi – Ok, në rregull i bëjmë bashkë.
Përgjegjësi – Ne do të bëjmë ato shpejt e shpejt dhe dava me ditë e ke, mund ta marrësh ditë të hënë apo të martë që të bëhesh mjeshtër. Këtij do t’i japim një referencë që ka bërë praktikën në filan vend dhe ka qenë te ne.
Punonjësja – Po.
Përgjegjësi – Dhe pastaj ndihmoje te ajo që t’ia bëjmë mjeshtër. Tani çfarë të thashë.
Fiksi – Ça duhen po, mi shkruaj me letër.
Përgjegjësi – Titulli mjeshtër. Ça profili e ke ti?
Fiksi – Ndihmës mjeshtër.
Përgjegjësi – Jo, jo për çfarë zanati, profesioni?
Fiksi – Saldator.
Përgjegjësi – Saldator.
Fiksi – Saldator jam unë.
Përgjegjësi – Do të të bëjmë ndonjë foto këtu ne. Të shikojmë dhe vërtetimin që do t’a marrim në një vend tjetër.
Fiksi – Vetëm më thuaj.
Përgjegjësi – Vërtetim pune, e do 5 vjet tani.
Fiksi – Sa?
Përgjegjësi – E do 5 vjet, s’e do 3 vjet më.
Fiksi – Ouu.
Përgjegjësi – Ja ku e ke! Këto janë detyruese, këto janë plotësuese. Anëtari i Dhomës Kombëtare të Zejtarisë, mjet identiteti e morëm. Të ketë përfunduar arsimin e detyruar, diplomën e shkollës së mesme.
Fiksi – Po.
Përgjegjësi – Të ketë 3 vite eksperiencë pune për ndihmës mjeshtër, duhet të kesh 3 vjet. Ne po ta bëjmë çik shpejt dhe 5 vite eksperiencë në punë në profesionin e caktuar. 5 vite eksperiencë, te mjeshtri.
Fiksi – Po shumë.
Përgjegjësi – Duhet të rrish 10 ditë këtu që të bësh praktikën, kjo është ajo gjëja që ke këtu. Këto s’i ke ti, po ne do të të fotokopjojmë atë ndihmës mjeshtër. Të kesh mbikëqyrur të paktën 5 ndihmës mjeshtra, duhet të kesh nxjerrë ndihmësa ti që ke mësuar.
Fiksi – Tani këtë ma rregullon ajo goca besoj?
Përgjegjësi – Kë?
Fiksi – Këtë të përvojës së punës!
Përgjegjësi – Këtë e rregulloj unë ere, unë ia jap asaj lart.
Fiksi – Në rregull, në rregull.
Përgjegjësi – Ajo nuk e di ku është biznesi.
Fiksi – A bravo.
Përgjegjësi – Prandaj jam unë që shkoj te biznesi. Ajo nuk rregullon gjë, po i çova unë mirë. Ajo tashti do të më nxjerrë kopje mua ku është praktika në filan vend.
Fiksi – Do shkoj në vend tjetër te ta?
Përgjegjësi – Jo nuk do të shkojmë, këtu do t’a bëjmë po duhet t’a dish ku është praktika. Do të tregojmë emrin e asaj, mbiemrin, niptin e të gjitha. Ti nuk e do më 3 vjet, e do 5 vjet për mjeshtrin.
Punonjësja – Po, për mjeshtrin. Po duhet të kenë kaluar 3 vjet nga dita që ka marrë ndihmës mjeshtër, po ec s’ka gjë.
Përgjegjësi – Po do t’i bëjmë ndonjë lëvizje datës.
Punonjësja – E di, po certifikatën e ndihmës mjeshtrit e ka në datën …
Përgjegjësi – Në datë të caktuar.
Punonjësja – E, s’e lëvizim dot!
Përgjegjësi – Po bisedojmë, t’a marrë nga e para.
Punonjësja – Po.
Përgjegjësi – Se ky e ka marrë në shkurt.
Fiksi – Shihe ti, unë të hënën vij këtu.
Përgjegjësi – Kjo do ça i çoni ju të gjitha dosjet, do marr dosjen bosh unë, ja ku e kam dosjen këtu, ja. Do marr dosjen bosh, do t’ia bashkoj çfarë ka ligji dhe do t’ia jap kësaj, apo jo?
Punonjësja – Po.
Përgjegjësi – Kjo e fut atje dhe do të japë provimin, do t’i japësh të tëra.
Fiksi – Në rregull, në rregull.
Përgjegjësi – Më duhej një provim të saldimit, se ky është për saldator. Një kopje nga ato, do t’ma biesh?
Punonjësja – Ëhë.
Përgjegjësi – Nga ato të rejat. Kjo qe e dosjes së parë. Vjen Kontrolli i Shtetit unë do bëj dosjen, do hedh këto.
Fiksi – Po.
Përgjegjësi – Një dosje është e ndihmës mjeshtrit, një dosje është e mjeshtrit.
Punonjësja – Provimin e ka këtu.
Përgjegjësi – Provimi është aty! Ma bëj me ngjyra.
Punonjësja – Kjo është me datë tjetër.
Përgjegjësi – S’ka gjë, bëj tjetër unë.
Punonjësja – Po pra, po …
Përgjegjësi – Bëj tjetër provim, po më gjej një si ky.
Punonjësja – Ëhë, si ky!
Përgjegjësi – Bëj një nga këto bosh, të bëhemi gati dhe bëj një kompozim.
Punonjësja – Po.
Përgjegjësi – Të jetë bosh, që t’ia plotësojmë. Tani do t’më bësh një të rregull ti, bëj 2-3 copë provim.
Punonjësja – Bosh i do?
Përgjegjësi – Bosh, i plotësojmë ne këtu. I punojmë të gjitha ne, po vetëm dua atë bosh sa ta filmosh. Sa më pak llafe, se mua më thotë ajo jo është moshë e vogël, moshë e re, se është e miratuar nga ministria. Kjo është e jotja, prandaj duhet edhe ai vërtetimi nga ai punëdhënësi që ke qenë 5 vjet atje, do të plotësoj informacionin e duhur që ke bërë provimin këtu, atë provimin që e kam unë këtu. Të kesh mbikëqyrur 5 ndihmësa. Se ti thua paratë t’i dhashë, këtë e kam marrë, tani unë s’di ku e kam bërë praktikën. Ai do të pyesi ku e ke bërë, ti s’di gjë! Del false ajo. Tani dëgjo me vëmendje se çfarë themi ne. Mirë është të mos flasësh fare, këto me një fletë do të ti jap unë.
Fiksi – Po.
Përgjegjësi – Lekët i ke dhënë, unë ta nxora. Se ku do e përdorësh është hesapi jot ai. Po ne duam që të bëjmë punë që mos të pengojë njeri. Tarifa e pranimit për secilën student është 700 euro për person.
Fiksi – Po.
Përgjegjësi – Një …
Fiksi – 700?
Përgjegjësi – Euro. për person për titullin mjeshtër. Tani ne do të paguajmë sa do ai për këto 5 vjet tani. Unë s’e di sa do ai.
Fiksi – Ato i zgjidh vetë ti.
Përgjegjësi – Atë do ta zgjidh vetë, po ja do të bisedoj të mbaroj me këtë unë tani, sa të vij çupa tani, të plotësojmë dosjen.
Fiksi – Po.
Përgjegjësi – Pastaj 100 mijë lekë është një dokument tjetër që e kanë bërë tani ata që të vuloset në ambasadë, ja ta jap edhe atë unë. Kështu që të vetë 800.
Fiksi – 800?
Përgjegjësi – Deri tani.
Fiksi – Plus, ka prapë plus?
Përgjegjësi – Ëë?
Fiksi – Pasandaj plus?
Përgjegjësi – Tjetër ajo, po do bësh provimin, po do t’i marrësh .. Edhe kjo që po i bën shpejt e shpejt.
Fiksi – Kjo po, po.
Përgjegjësi – Edhe provimin ti do ta plotësosh te unë.
Fiksi – Do bëj pagesën 800, apo jo?
Përgjegjësi – Jo, pagesa bëhet e tëra. Se unë s’bredh me lekët e mia t’ia jap atij tjetrit, jo.
Fiksi – Më thuaj sa bën e tëra.
Përgjegjësi – Se ta marr dhe atë unë, dhe ti them atij tjetrit që s’i kam tashti. Jam djegur unë nga kjo punë, janë bllokuar të gjitha punimet. I kam thënë kaq bën, pastaj unë që t’i bëj këto i vlerëson vetë ti.
Fiksi – Po të hënën fillojmë the?
Përgjegjësi – Po do bëj dhe letrën unë që ke qenë 10 ditë para këtu ti, se të duhen 10 ditë që të punosh e të bësh provimin. Këtu do të vë dhe ditën unë kur ke ardhur ti, do firmosësh te kjo kërkesë. Jam unë Agim Rrapushi, do të them … Këtë ia dërgoj Departamentit të Certifikimit unë.
Fiksi – Po.
Përgjegjësi – Një muaj sa ta kam bërë unë që ti s’ke qenë në praktikë. S’ta bën njeri këtë, se po themi hë se është.
Fiksi – Po për çfarë erdha unë.
Përgjegjësi – Po ky si dokument është 2 mijë euro po t’a marrësh te shteti. Po bëri njeri provimin dje këtu.
Fiksi – Për çfarë?
Përgjegjësi – Për murator.
Fiksi – Për murator.
Përgjegjësi – Punime muratimi.
Fiksi – Edhe për murator?
Përgjegjësi – Ore kam 182 zanate, ti jap unë. S’është halli, e do për murator mere? Tani, sa paguan për të gjitha ti, ta marrësh këtë javë?
Fiksi – Ti paguaj tani, tani s’kam me vete unë. Të hënën.
Përgjegjësi – Po them kësaj radhe.
Fiksi – Tani ti e di, më thuaj dhe unë jam se di do folesh me atë.
Përgjegjësi – Po e nxori ajo. Po doli ajo (vërtetimi punës) e ke për 5 vjet që ke punuar te ajo. 800 të bën letra këtu që të japim titullin mjeshtër do muaj, po ne do t’a japim shpejt e shpejt siç t’a bëmë. Të gjithë kanë pjesën e tyre.
Fiksi – Të gjithë?
Përgjegjësi – Të gjithë, të gjithë, të gjithë kanë pjesën e tyre. Mua radhën e parë më ngeli 100 euro, nga të gjitha ato që bëra. Unë të bëj provimin, unë të bëj këtë dhe ti thua ja unë nuk di. Po pse vjen.
Fiksi – Po.
Përgjegjësi – Ja të vijë edhe ai provimi ta bëjmë dhe të vëri firmën ajo ty, ti kemi këtu. Kjo është për saldim.
Punonjësja – Ëhë.
Përgjegjësi – Vish një jelek dhe dil aty.
Fiksi – (Vesh jelekun dhe merr fletën e provimit para)
Përgjegjësi – Kapelen po. Ulu, ulu se do të të filmojë ajo (sikur bën provim).
Fiksi – A po, po më fal.
Punonjësja – I bëra fotot.
Përgjegjësi – Testimin me foto e bëmë, testimin këtu e ke bërë!
Fiksi – Të hënën takohemi këtu dhe më thua ato komplet.
Përgjegjësi – Mirë.
Fiksi – Mirë, të hënën shihemi.
***
Takimi i bashkëpunëtorit të Fiks Fare me Agim Rrapushin disa ditë më pas
Fiksi – Më thuaj ça do të …
Përgjegjësi – Është mbyllur me të tëra.
Fiksi – Me të gjitha?
Përgjegjësi – I mbyllëm.
Fiksi – Po atë vërtetimin s’ma the sa bën?
Përgjegjësi – Të thashë i mbylla.
Fiksi – Sa, s’ma the çmimin?
Përgjegjësi – Çmimin?
Fiksi – Ëëë, sa do të paguaj për atë.
Përgjegjësi – 300 mijë lekë.
Fiksi – 300 ë?
Përgjegjësi – Për 5 vjet.
Fiksi – 5 -vjeçar?
Përgjegjësi – 5 – vjeçar.
Fiksi – Domethënë, plus ato edhe 300 plus?
Përgjegjësi – 300 se s’ta bën njeri, pa atë nuk bëhet ajo se duhet të kesh vjetërsi që të bësh atë.
Fiksi – Ku është ajo, apo s’e ke bërë?
Përgjegjësi – E kam çuar aty.
Fiksi – Aa. Sa është?
Përgjegjësi – 11 (1.1 milionë lekë të vjetra).
Fiksi – 11 shkon! Po pra, edhe kjo 5 – vjeçarja sa shkon?
Përgjegjësi – 5 vjeçare e tani
Fiksi – 3, 300 kjo e ka ngrejtur çik atë çmimin. Do merrem me ato punë.
Përgjegjësi – Diskutoje, e ke edhe këtë të firmosur.
Fiksi – Këto 1 milionë e 100 i do të gjitha në dorë ë?
Përgjegjësi – Po merri njëherë, qyshë me këmbë./ TCH
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14