Flash News

E-TJERA

Skandali në zyrën e bashkisë, Alma Kaçi kërkon mbrojtje nga shteti: Uroj që djali im mos e shohë videon

Skandali në zyrën e bashkisë, Alma Kaçi kërkon

Alma Kaçi e përfshirë në video-skandalin me ish-kryebashkiakun Safet Gjici, i bën thirrje shtetit ta ndihmojë.

Në një intervistë për emisionin 'Breaking' në Top News, Kaçi ka deklaruar se e gjithë barra, po i bie djalit të saj 12 vjeç për të cilin shpreson të mos e shohë videon intime të filmuar në zyrën e Gjicit.

“I drejtohem shtetit. Unë jetoj vetëm më djalin që e kam vetëm 12 vjeç, i ka rënë e gjithë barra atij. Kam pasur telefonata. E kam shkëputur nga rrjetet sociale, e kam çuar në shkollë. I kam thënë vetëm se kam pasur një problem në punë. Uroj të mos e shohë videon. Për punën do e vazhdoj, është i vetmi profesion që di të bëj, gazetaria investigative”, tha Kaçi.

Alma Kaçi dhe Safet Gjici u arrestuan më 24 qershor nën akuzë për korrupsion. Në video-skandalin e publikuar, Alma Kaçi dhe Safet Gjici kryejnë marrëdhënie brenda zyrës së Kryetarit të Bashkisë Kukës, e më pas flasin për favorizim për një tender për sterizilimin e qenve.

 

Të fundit