Flash News

E-TJERA

Skandali te “Bujqësori”/ Çfarë fsheh Rama pas ‘keqkuptimit’ të SPAK-ut?

Skandali te “Bujqësori”/ Çfarë fsheh Rama pas

Prokuroria e Posaçme dha 25 masa sigurie për stafin e Universiteti Bujqësor të Tiranës, për abuzime me 9 tendera në vlerë 90 milionë lekë. 6 masa “arrest në burg”, 10 masa “arrest në shtëpi” dhe 9 masa “detyrim paraqitje”.

Mirëpo në listën e personave ndaj të cilëve është caktuar masa “detyrim paraqitje”, është edhe Ilir Kapaj, bashkëshorti i zv.ministres së Arsimit, Ana Kapaj. Ai mban detyrën e zv.rektorit të Universitetit Bujqësor.

Sipas hetimeve të zbardhura nga SPAK, janë evidentuar shkelje dhe abuzime në 9 tendera, ku Kapaj bashkë me pjesën tjetër të stafit të UBT ka krijuar kushte për të favorizuar dhe shpallur fituese të tenderave 3 operatorë “Krijon” sh.p.k, “Zero Group”sh.p.k, dhe “Malvina Visoka PF”.

Por, sikurse bëri edhe me deputeten Klotilda Bushka të cilën tentoi ta shpëtonte nga drejtësia me një shfajësim në gjyqin partiak të PS, Rama të njëjtën gjë do të bëjë edhe me rektorin e UBT, Fatbardh Sallaku.

Në reagimin e bërë, kreu i qeverisë e quajti të gjithë hetimin e SPAK një “keqkuptim të madh” duke zhvlerësuar edhe abuzimin me 90 milionë lekë nga stafi, të cilën me matematikën e tij propaganduese, e llogariti në “më pak se 30 milionë lekë”.

“Nesër në 09.00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë! Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës në Shqipërinë2030”, shkroi Rama na platformën “X”.

Por, pse Rama e quajti të gjithën një “keqkuptim”?

Pas gjyqit partiak që pritet t’i bëhet nesër Sallakut, ndoshta fshihet masa e vendosur ndaj burrit të zv.ministres të Arsimit, që Rama mund të tentojë ta mbrojë duke zhvlerësuar hetimit e SPAK për vjedhjen që iu është bërë tenderave publikë.

 

Të fundit