Flash News

E-TJERA

Skema piramidale "Xuex"/ Flasin familjarët: J'ua dhamë vetë lekët, nuk e dinim që ishte e paligjshme

Skema piramidale "Xuex"/ Flasin familjarët: J'ua dhamë

Nëna dhe tezja e Emanuel Taullaut, një prej personave të arrestuar për skemat piramidale online, ka folur lidhur me rastin. 

Në një prononcim për mediat ajo thonë se nuk e dinin që ishte e gabuar, ndërsa e ëma shton se ia ka dhënë vetë paratë djalit.

Nuk e dinim që ishte e gabuar. Unë ja dhashë vetë lekët djalit, i thashë ‘luaj si gjithë të tjerët’. Nuk morëm asnjë lekë pas, vetëm të më vijë çuni”, u shpreh e ëma e Emanuel Taullaut.

Ndërsa tezja e tij, tha se “Nuk dinim gjë. Djali punonte, ishte kamerier. Dikush duhet ti kishte lajmëruar që është e paligjshme. Djali punonte kamerier”.

Arbër Çela, Emanuel Taullau , Flavio Mukaj, Marius Kodra, Brunilda Todi, dhe Brunilda Ndini u arrestuar pak ditë më parë për mashtrim përmes skemës "Xuex" të kriptomonedhave online. Ata kanë dalë këtë të mërkurë para trupës gjykuese dhe pritet të njihen me masën e sigurisë.

 

Të fundit