Flash News

E-TJERA

Skemë pastrimi parash, GJKKO lë në burg Artur Ballën dhe Bledar Lilon

Skemë pastrimi parash, GJKKO lë në burg Artur Ballën dhe

Gjykata e Posaçme ka dhënë "arrest me burg" për Artur Ballën dhe Bledar Lilon, të cilët akuzohen për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”.

Kunati dhe ish-shoqëruesi i biznesmenit Rezart Taçi akuzohen se kanë kryer veprime të jashtëligjshme për llogari të këtij të fundit në fushën e pastrimit të parave.

Lilo ka kërkuar lirimin e menjëhershëm pasi nuk ka lidhje me ngjarjen pasi sipas tij është thjesht një shofer. Edhe Artur Balla ka kërkuar shpallje të moskopetencës dhe caktimin e një mase më të butë sigurie, si ajo e arrestit në shtëpi.

Skema e pastrimit të parave u identifikua nga autoritetet italiane në bashkëpunim me SPAK dhe drejtohej nga 90-vjeçari Francesco Zummo. Ky i fundit është emër i njohur për drejtësinë italiane dhe lidhjet e tij me organizatën mafioze ‘Costra Nostra’.

Dyshohet se Balla dhe Lilo komunikonin me këtë të fundit dhe i dilnin garant në emër të Taçit për t'i pastruar paratë përmes bankave në Shqipëri. Ndërkohë Rezart Taçi është shpallur në kërkim.

 

Të fundit