Flash News

E-TJERA

"S'mund të marrë pjesë në zgjedhje", Tom Doshi i përgjigjet PD-së: Shpifje, keni frikë nga humbja

"S'mund të marrë pjesë në zgjedhje", Tom

Partia SocialDemokrate ka reaguar ndaj thirjes së Partisë Demokratike drejtuar KQZ-së që të mos regjistrojë kandidaturën e Tom Doshi për deputet, pasi sipas saj është subjekt i ligjit të dekriminalizimit. 

PSD e ka konsideruar si shpifje dhe akuza të pabaza për shkak frikësohen nga humbja e zgjedhjeve, deklaratën e PD-së. Partia e drejtuar nga Doshi shprehet se të gjithë kandidatët e saj në çdo qark të vendit janë konform ligjit

“Duke u nisur nga shpifjet dhe akuzat e pabaza, nga frika e humbjes në zgjedhjet e 25 Prillit, sepse Partia Socialdemokrate e Shqipërisë do jetë faktor i rëndësishëm në politikën shqiptare, ju bëjmë me dije se jo vetëm kryetari i PSD-së, Z. Tom Doshi, por edhe të gjithë kandidatët në çdo qark të vendit janë konform ligjit! PSD njeh, respekton Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjet shqiptare!“, shprehet PSD.

 

Të fundit