Flash News

E-TJERA

Snajper dhe fishekë në makinë, policia pritë të rinjve ne Kurbin

Snajper dhe fishekë në makinë, policia pritë të rinjve

Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim Orgest Mehin, pasi dyshohet se do kryente një vrasje. Ndërkohë policia është vënë edhe në kërkim të Gjon Martinajt, i cili dyshohet si bashkëpunëtorë në këtë ngjarje.

Në pranga ka përfunduar Meteo Dashi, për të cilin dyshonet se ka krijuar kushtet e përshtatshme për vrasjen.

Orgest Mehi në momentin që ka parë pikën e kontrollit është larguar me shpejtësi duke rrezikuar dhe jetën e efektivëve të policisë.

Ai ka braktisur makinën në fshatin Gurëz, Kurbin, ku ka përfituar nga errësira dhe ka mundur të arratiset.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri snajper me precizion të lartë, me një krehër me fishekë në të dhe një çantë me fishekë të tjerë për këtë armë.

"Drejtuesi i automjetit, shtetasi O. H., sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka rritur shpejtësinë duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë dhe në fshatin Gurëz ka braktisur automjetin dhe duke përfituar nga errësira është larguar me shpejtësi. Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri snajper me precizion të lartë, me një krehër me fishekë në të dhe një çantë me fishekë të tjerë për këtë armë. Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore për këtë rast, u vu në pranga shtetasi M. D., 21 vjeç, banues në fshatin Gurëz, Kurbin, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Gj. M., 30 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin, të dyshuar si bashkëpunëtorë të shtetasit O. H., 23 vjeç, banues në fshatin Gurëz, Kurbin (i shpallur në kërkim), për veprat penale "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak". Forcat e Sigurisë Kombëtare, ato të DVP Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Kurbin vijojnë kontrollin e zonës, për kapjen e shtetasve O. H. dhe Gj. M. Vijon puna hetimore në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe për dokumentimin e plotë ligjor të saj.", njofton policia.

Të fundit