Flash News

E-TJERA

Snajpera, anti-tankë, dalin pamjet e depos së armatimit në mes të Tiranës

Snajpera, anti-tankë, dalin pamjet e depos së armatimit në mes

Këto janë pamjet e një tjetër baze armatimesh që u godit ditën e sotme nga SPAK dhe Policia e Tiranës.

Siç duket nga pamjet në bazën ushtarake të zbuluar në rrugën “Xhanfize Keko” janë gjetur shumëllojshmëri armatimesh si snajpera, anti-tankë, kallashnikovë etj.

Depoja me armë sipas policisë është në pronësi të Sokol Xhurës, vëllait të ish-kreut të njësisë nr.4 në Tiranë Hysen Xhura. Operacioni i sotëm është vijim i operacionit 'Kompleksi'.

Snajpera, anti-tankë, dalin pamjet e depos së armatimit në mes

Njoftimi i policisë:

'Në datë 09.04.2021, nga ana e prokurorisë së posaçme, është kërkuar Gjykates se Posaçme te Shkalles se Pare për Korrupsionin dhe Krimin te Organizuar, lejimi i kontrollit të ambienteve të të hetuarit në këtë procedim, shtetasit Sokol Xhura, i biri i Ismail-it dhe i Zeliha, i datelindjes 16.03.1978.

Mëngjesin e ditës së sotme, nga ana e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është realizuar kontrolli i këtyre ambienteve, në rrugën Xhanfize Keko, ish-ndërmarrja artistike “Migjeni”, pranë ish-oxhakut të kësaj ndërmarrje, në një ambient të izoluar plotësisht me mur.

Policia gjyqësore, pasi ka realizuar rrëzimin e murit, ka zbuluar depon e fshehur, ku janë gjetur një arsenal mjaft i madh, armesh të llojeve të ndryshme, kalibrave të ndryshëm, municione luftarake, lëndë plasëse të ndryshme, armë të kalibrave të ndryshëm me dylbi, etj.

Nga ana e policisë gjyqësore është duke vazhduar dokumentimi me hollësi, i kësaj veprimtarie. Për hollësi të mëtejshme, do të vijojë një komunikatë e detajuar nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Të fundit