Flash News

E-TJERA

Soko nga protesta: Policët do na dëmshpërblejnë për dëmin, i kemi me foto

Soko nga protesta: Policët do na dëmshpërblejnë për

Eksperti i Ekonomisë, Pano Soko tha nga protesta se kryeministri Edi Rama nuk mund t’i shpërndarë, pavarësisht mënyrave që mund të përdorë.

Ai kërkoi plotësimin e kërkesave, ndërsa shprehu bindjen se protesta e qytetarëve do të vazhdojë. Soko tha për mediat se do të kërkojnë dëmshpërblim nga punonjësit e policisë që kanë përdorur forcë ndaj tyre, apo që iu kanë bërë presion. Ai theksoi se çdo gjë është e dokumentuar.

“Ne do ta ndjekim këtë çështje. Kryeministri duhet ta kuptojë, edhe sikur ta shpërndajë protestën, të hedhë gaz lotsjellës e të tjerë. Nuk e shpëton këtë gjë. Nuk jemi ne halli i tij, halli i tij janë çmimet, lekët që mungojnë. Nuk e shpëtojmë dot, se nëse nafta shkon prapë 250 lekë për litër, këtu do kesh prapë 20 mijë veta.

Pra nëse ai mendon se shpërndarja e kësaj proteste qetëson gjendjen dhe jemi në lumturi, jo nuk jemi. Deri në momentin që do të plotësohen të gjitha kërkesat që janë sipas standarteve të vendeve të tjera, ose nëse nuk e bën dot, le të thotë dhe të iki.

Dëmshpërblim për dëm psikologjik, moral, për të gjitha. Ligji thotë që mund të marrësh deri në 2 milionë për këtë gjë, aq do marrim nga çdo polic. Se këta s’kanë as numra, do shkojmë në gjyq dhe do ua tregojmë me fytyra të gjithë edhe gjykatës, edhe drejtorit. I kemi me foto”, tha Soko.

 

Të fundit