Flash News

E-TJERA

Sondazhet për 6 marsin/ Iljazaj: PD del e dyta në çdo bashki; Kaso: ‘Shtëpia e Lirisë’ fituese në 3 bashki

Sondazhet për 6 marsin/ Iljazaj: PD del e dyta në çdo bashki;

Analisti Ervis Iljazaj i qëndron mendimit se zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit janë më shumë një garë për vend të dytë brenda garës në tërësi, referuar përçarjes në PD.

I ftuar në emisionin ‘Politiko’, Iljazaj thotë se PD mund të dalë e dyta në çdo bashki, referuar sondazheve të fundit.

Te koalicioni Shtëpia e lirisë ka edhe votues të majtë pasi është pjesë LSI apo PDK. Nuk është garë për vend të parë, por për vend të dytë. Në Shkodër besoj se ka shanse PD të fitojë, kurse në bashki tjera e ka shumë të vështirë. PD del e dyta në të gjitha bashkitë, përfshirë edhe Shkodrën për shumë arsye. Por sërish kjo nuk e zhvlerëson votën, por janë zgjedhje pak sinjifikante. Janë për të matur mbështetjen e Berishës dhe Bashës brenda PD, por edhe kjo nuk e mat sic duhet pasi në koalicion është LSI si dhe PDK”, thotë Iljazaj.

Nga ana tjetër, Ivi Kaso ish-sekretar ligjor e zgjedhor i PD-së shprehet i bindur se koalicioni i Berishës del fituese në tri bashki.

“Në një pjesë të bashkive gara do jetë e vështirë pasi opozita hyn me dy kandidatë. Vlerë e këtyre zgjedhjeve do ishte për matje forcash brenda PD,për të thjeshtuar ku qëndron fuqia e PD, nuk është ky qëllimi i zgjedhjeve.

Ka ende kohë për ta bërë dhe partia e selisë nuk duhet ta bëjë. Vlera e matjes do kishte kuptim edhe me forumet. mundësi të zgjedhin kë besojnë si opozitë.

Sipas sondazhit të Zaloshnjës, nuk bëhet fjalë që Shtëpia e Lirisë të fitojë vetëm për bashkinë e Shkodrës, ka shanse edhe për bashkinë e Durrësit, përtej përçarjes edhe në bashkinë e Dibrës që të ketë rezultat fitues nga përgjigja e terrenit”, deklaron Ivi Kaso.

Të fundit