Flash News

E-TJERA

Sondazhi i MBR/ Kush e fiton Fierin dhe Elbasanin, LSI në vështirësi për të marrë një mandat

Sondazhi i MBR/ Kush e fiton Fierin dhe Elbasanin, LSI në
Foto ilustruese

Në qarkun e Elbasanit gara mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha është e ngushtë, ndërsa në Fier kryeson me një diferencë të thellë kryesocialisti.

Ky është rezultati i sondazhit zgjedhor “Barometri Politik” i Euronews Albania dhe MBR. Në tërësi qytetarët e të dyja qarqeve shohin Ramën më të përshtatshëm për kryeministër se sa Bashën.

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin të dielën e ardhshme, nga sondazhi rezultoi se PS do të merrte 53% të votave në qarkun e Fierit, ndërsa PD 27.8%.

Përkthyer në mandate kjo përqindje do të ishte 11 me 5 për PS-në, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim rezulton ta ketë të vështirë të marrë deputetë.

Edhe në rastin e Elbasanit LSI duket se do ta ketë të vështirë të marrë një mandat, ndërsa diferenca mes PS-së dhe PD-së rezulton më e ngushtë.

Përkthyer në mandate kjo përqindje do të ishte 7-8 për PS-në, 5-6 për PD-në dhe 0-1 për LSI-në.

Të fundit