Flash News

E-TJERA

Sondazhi i Noto & RTV Ora: Opozita thellon avantazhin përballë Ramës, PD rritje, PS rënie

Sondazhi i Noto & RTV Ora: Opozita thellon avantazhin përballë

Kur kanë mbetur vetëm dy javë nga zgjedhjet e 25 prillit, të dhënat e rezultatit të katërt kombëtar të Antoni Noto dhe RTV Ora tregon se opozita vijon të ruajë avantazh përballë Partisë Socialiste.

Ndërkohë sa i takon orientimit të votës në Durrës PD dhe PS do të merrnin të njëjtin numër votash dhe se fitoren duket se e përcakton LSI. Ndërkohë në Elbasan kemi dominim nga socialistët.

Antonio Noto tregon se sondazhi është zhvilluar ditët e fundit dhe ka përfunduar dje (5 prill).

“Sot kemi përpunuar të dhënat dhe janë mjaft aktuale” tha Noto ndërkohë kampioni ishte 2 mijë rezidentë në Shqipëri. Noto që në fillimi paralajmëroi surpriza të cilat mbeten për tu parë nëse do vijojnë edhe në sondazhet e ardhshme.

 Si është orientimi i votës sot.

Opozita vijon të ruajë avantazhin përballë Partisë Socialiste kur kanë mbetur edhe dy javë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Nga shifrat e sondazhit Opozita thellon avantazhin përballë Ramës, PD rritje, PS rënie.

Pyetja: Në çdo rast, pavarësisht nga preferencat dhe votat tuaja, kush mendoni se do të fitojë zgjedhjet e ardhshme politike në Shqipëri?

Sipas kësaj tabele 44.1% e të anketuarve mendojnë se zgjedhjet do të fitohen nga PS dhe Edi Rama. Nga ana tjetër 38.8% e tyre mendojnë se zgjedhjet do të fitohet nga opozita e bashkuar. Ora News

Të fundit