Flash News

E-TJERA

Sondazhi i Top Channel për Qarkun e Shkodrës/ PD merr 7 mandate, PS bie në 3. Tom Doshi “lë” pa deputet LSI-në

Sondazhi i Top Channel për Qarkun e Shkodrës/ PD merr 7 mandate, PS

Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim del force force e parë në Qarkun e Shkodrës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit me 56.9% të votave që përkthehen në 7 mandate. Ky është rezultati që ka nxjerrë kompania e IPSOS publikuar nga Top Channel. PD duket se do të ketë rritje me dy mandate, nga 5 që arriti në zgjedhjet e 2017-tës.

Sipas sondazhit, Partia Socialiste bie në tre mandate me 29.4% të votave, nga katër që arriti të marrë në zgjedhjet e vitit 2017. Një mandat shkon për Partinë SocialDemokrate të Tom Doshit me 7.5% të votave, ndërsa LSI-ja mbetet pa deputet në Shkodër me 2.1%, ndryshe nga zgjedhjet e vitit 2017 arriti të merrte një mandat.

Për sondazhin, nga data 8 deri më 12 prill, janë intervistuar 1003 votues në qarkun e Shkodrës, ndërsa 90% e intervistave janë bërë përmes telefonit dhe 10% përmes panelit online të IPSOS.

Sondazhi i Top Channel për Qarkun e Shkodrës/ PD merr 7 mandate, PS

Të fundit