Flash News

E-TJERA

Sondazhi i Top Channel për Vlorën/ PS merr 8 deputetë, PD rritet me një mandat

Sondazhi i Top Channel për Vlorën/ PS merr 8 deputetë, PD rritet

Partia Socialiste del forcë e parë në Qarkun e Vlorës me 60.1% të votave që përkthehet në po aq mandate sa kishte dhe në zgjedhjet e 2017-tës, në 8 mandate. Ky është rezultati që ka nxjerrë kompania e IPSOS publikuar nga Top Channel. 

Sipas sondazhit, Partia Demokratike-Aleanca Për Ndryshim merr 32.1% të votave që përkthehet në 4 mandate, pra kemi rritje me një mandat krahasur me zgjedhjet e vitit 2017.

Ky mandat që i shtohet PD-së, i hiqet LSI-së që sipas sondazhit del me 4% të votave që përkthehen në 0 mandate. Kujtojmë se LSI ka pasur zëra për përçarje mes Luan Ramës që është i pari në listë dhe vetë drejtuesve të partisë.

Pas LSI-së në Qarkun e Vlorës, sipas sondazhit renditet Lëvizja për Ndryshim me 1.6% të votave dhe pas saj, Nisma Thurrje me 1.2% të votave.

Sondazhi i Top Channel për Vlorën/ PS merr 8 deputetë, PD rritetSondazhi i Top Channel për Vlorën/ PS merr 8 deputetë, PD rritet

Të fundit