Flash News

E-TJERA

Soreca: Mos dilni në konkluzione pa u numëruar të gjitha votat, procesi të vijojë pa vonesa

Soreca: Mos dilni në konkluzione pa u numëruar të gjitha votat,
Luigi Soreca

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca bëri thirrje që të mos dilet në konkluzione pa u numëruar të gjitha votat. Ai ka vlerësuar procesin e votimit elektronik në Njësinë nr.10.

Soreca ishte në "Shkolla e Kuqe", nga ku dha edhe prononcimin për gazetarët. Diplomatët po vijojnë të qendrojnë në terren për të monitoruar procesin. Ai bëri me dije se në këtë QV është ndërprerë përkohësisht numërimi, pasi komisionerët kanë kërkuar të pushojnë. Ai kërkoi që procesi të vijojë pa probleme dhe pa vonesa.

“Po shkoj në disa qendra numërimi dhe disa prej tyre ekipet po bëjnë pushim që të rifillojë sërish. Procesi duhet të vijojë pa probleme dhe vonesa se kemi shumë gjëra për të mësuar dhe qytetarët duan të mësojnë rezultatin. Zgjedhësit shqiptarë e dhanë votën e tyre, ka pasur pjesëmarrje të lartë dhe ky është tregues i jetës demokratike në Shqipëri.

Kam pritur këtë proces të ri projektin pilot në njësinë 10 si shenjë e mirë e funksionimit të procesit elektronik. Po presim me qetësi siç kanë bërë thirrje liderët dhe presidenti që të mos kalohet pa u numëruar të gjitha votat, edhe vota më e fundit. Të mos arrijmë në konkluzione pa u numëruar të gjitha votat në vend”, tha Soreca.

Të fundit