Flash News

E-TJERA

Sot dy seanca plenare në Kuvend, votohet Byroja dhe kryesitë e komisioneve parlamentare

Sot dy seanca plenare në Kuvend, votohet Byroja dhe kryesitë e

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet këtë të martë në dy seanca plenare.

Seanca e parë do të mbahet në orën 10:00, ku parashikohen tre pika në rendin e ditë: votimi i zëvendëskryetarëve të Kuvendit, sekretariatit teknik dhe Byrosë së Kuvendit.

Në seancën e orës 17:00 është planifikuar zgjedhja e kryesive të komisioneve të përhershme parlamentare.

Mbledhja e seancave vjen një ditë pasi kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili diskutoi me krerët e grupeve parlamentare për propozimin e Ramës për riformatimin e komisioneve parlamentare.

Opozita ka deklaruar se nuk do t’i votojë ndryshimet që parashikon Rama.

Të fundit