Flash News

E-TJERA

Sot heshtje zgjedhore, Shqipëria vendos nesër për katër vitet e ardhshme

Sot heshtje zgjedhore, Shqipëria vendos nesër për katër

Partitë politike janë që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në heshtje zgjedhore, heshtje e cila do të mbarojë nesër, pasi të jenë mbyllur të gjitha qendrat e votimit.

Heshtja zgjedhore vjen një ditë pas mbylljes së fushatës elektorale nga të gjitha forcat politike. 

Gjatë ditës së sotme partive nuk iu lejohet të bëjnë fushatë, teksa nesër, shqiptarët do të vendosin për legjislaturën e re parlamentare.  

“Dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore” - thuhet në Kodin Zgjedhor. 

PS e mbylli fushatën mbrëmë në Vlorë, ndërsa PD në Tiranë, ndërkohë nesër, shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit në mbarë vendin për të vendosur fatin e vendit në katër vitet e ardhshme.  

 

 

Të fundit