Flash News

E-TJERA

Sot iu vu tritol babait, si u kthye ortakëria mes Dukës dhe Martinajt në hakmarrje

Sot iu vu tritol babait, si u kthye ortakëria mes Dukës dhe Martinajt

Një sasi lënde plasëse u vendos në orët e para të mëngjesit në derën e banesës së Muahemd Dukës, në zonën e Freskut. Muhamed Duka është babai i dy vëllezërve, Leonard dhe Elis Duka, dy ‘kokat’ e klanit Duka, të cilët njihen si armiqtë e përbetuar të Ervis Martinajt.

Leonard Duka dhe Ervis Martinaj dikur, kanë qenë miq dhe ortakë në biznesin e lojërave të fatit. Biznesi i kazinove solli krisjen me dy ish-miqve të ngushtë, që u pasua me një sagë të gjatë hakmarrjesh.

Ishte Ervis Martinaj i cili mori peng babain e Leonardit, Muhamed Dukën, dhe e keqtrajtoi.

Në vitin 2019 Leonard Duka thurri një plan për eliminimin fizik të Ervis Martinajt dhe për ta realizuar i duheshin të gjitha lëvizjet e tij. Duka vendosi të rekrutojë persona të tjerë që ta ndihmonin në përmbushjen e planit.

Informacionet për Martinajn duke filluar fluturimet drejt vendeve të BE-së e deri te detajet, shtetasja N.SH e cila punonte në një agjenci turisitike në Tiranë, bashkë me të fejuarin e saj Dejvison Sejanaj, ia dha Dukës kundrejt një shume prej 30 mijë eurosh.

“Nga aktet e ndodhura në fashikullin e prokurorit rezulton se: Shtetasi Dejvison Serjani është i fejuar me shtetasen N.Sh. Kjo e fundit ka punuar në një agjenci udhëtimesh në rrugën ‘Myslym Shyri’ ku shiste bileta udhëtimesh, paketa turistike, akomodime në hotele jashtë vendit etj. Shtetasi Dejvison Serjani ka kushëri të parë shtetasin Daut Elmazi (djalë daje).

Gjithashtu ka rezultuar se shtetasi Ardjan Ahmeti dhe shtetasi Daut Elmazi njihen dhe janë kushërinj. Po sipas akteve dhe deklarimeve, ka rezultuar që të tre të pandehurit kanë njohje me njëri-tjetrin kryesisht njohje e siguruar nëpermjet shtetasit Daut Elmazi si kontakt i përbashkët. Nga deklarimet e shtetases N.Sh., ka rezultuar që prej shtetasit Daut Elmazi, ajo dhe i fejuari i saj Dejvisoni kanè krijuar kontakte me shtetasit Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni (njohur me pseudonimin “Doge” “apo “Dogja”.

Këta dy shtetas kanë pasur në plan eliminimin fizik të shtetasit Ervis Martinaj dhe për organizimin e vrasjes ju është dashur informacion prej të pandehurve lidhur me lëvizjet e objektivit Martinaj jashtë vendit. Në deklarime, e pandehura ka pranuar që në këmbim të informacioneve do të përfitonin shpërblim në para”, thuhet në dosjen hetimore.

Në tentativë për të ekzekutuar Martinajn, Duka ndeshi pengesa dhe plani i tij dështoi. Kreu i Klanit Duka vendosi t’i eliminojë krahun e djathtë, Santiago Malkën. Malka u vra mbrëmjen e 27 gushtit 2019 me breshëri kallashnikovi. Ish-polici njihej si mik i ngushtë i Vis Martniajt.

Ervis Martinaj rezulton pa gjurmë prej muajit gusht të vitit 2022, kur u deklarua i zhdukur nga familjarët e tij. Humbja e kontakteve të Martinajt erdhi pas një seri atentatesh ndaj grupit të tij, ku mes tyre mbeti i vrarë edhe kushëriri i Martinajt, Brilanti.

Të fundit