Flash News

E-TJERA

Sot iu vu tritolit marketit, ish-presidentit të klubit të Kamzës i bënë atentat në vitin 2017

Sot iu vu tritolit marketit, ish-presidentit të klubit të Kamzës

Naim Qarri, ish-presidenti i klubit të Kamzës, është vënë sërish në shënjestër të eksplozivit. Rreth orës 01:55 në Kamëz, ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive në një market në rrugën “Demokracia”.

Kjo nuk është hera e parë pasi në vitin 2017, Qarrit i është bërë një atentat nga i cili ka shpëtuar vetëm me dëme materiale.

Mjeti i tij tip “Hammer” shpërtheu pasi në të ishte vendosur një sasi lënde plasëse. Asokohe, Qarri deklaroi për mediat se ka menduar që ishte një defekt teknik dhe se nuk kishte konflikte me askënd.

“Në fillim mendova se ishte shkëndijë elektrike, më pas e pashë që ishte shpërthim. Nuk kam konflikt me askënd dhe nuk e di pse ma kanë vënë eksplozivin. Kam një biznes të rregullt familjar”, tha ai.

Në vitin 2019 Qarri është vënë në pranga për dhunë, pasi në një ndeshje mes Kamzës dhe Laçit ka hyrë në fushë dhe ka dhunuar arbitrin.

Të fundit