Flash News

E-TJERA

Sot konferenca e 6-të Ndërqeveritare, Shqipëria hap katër kapituj në negociatat me BE-në

Sot konferenca e 6-të Ndërqeveritare, Shqipëria hap katër

Shqipëria do të zhvillojë sot konferencën e 6-të Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, e cila shënon një hap të ri në procesin e integrimit, duke hapur katër kapituj të Grupit 4 në negociatat për anëtarësim.

Takimi mbahet në Bruksel, me ftesë të Danimarkës, e cila mban presidencën e radhës së Këshillit të BE-së. Kapitujt që do të hapen janë:

Kapitulli 14 – Politika e transportit

Kapitulli 15 – Energjia

Kapitulli 21 – Rrjetet transevropiane

Kapitulli 27 – Mjedisi dhe ndryshimet klimatike

Punimet e konferencës fillojnë në orën 08:00, ndërsa konferenca për shtyp është planifikuar për rreth orën 09:15. Në takim do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të BE-së, përfshirë Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos.

Ky sesion formalizon hapjen e negociatave për katër kapitujt e lartpërmendur, ndërsa procesi i integrimit pritet të vijojë me diskutime teknike dhe politike në fazën e re.

Të fundit