Flash News

E-TJERA

Sot mbahet protesta e opozitës, më shumë se 1300 policë në gatishmëri

Sot mbahet protesta e opozitës, më shumë se 1300 policë

Opozita ka vendosur që të protestojë sot, demonstratë që tashmë e kanë paralajmëruar prej ditësh.

Në orën 17:00 ata së bashku me mbështetësit demokratë do të protestojnë në para kryeministrisë në Tiranë.

Burime nga policia bëjnë me dije se mbi 1300 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA.

Si në çdo protestë do të krijohet kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës.

  

Të fundit