Flash News

E-TJERA

Sot takimi i radhës për "Open Balkan" në Beograd, kush e zëvendëson Zaevin

Sot takimi i radhës për "Open Balkan" në Beograd, kush

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama do jetë në Beograd, ku do të zhvillohet takimi i radhës në kuadër të nismës "Open Balkan". Axhenda me temë diskutimi “Transformimi digjital si dorë ndihmëse për integrimin rajonal” do të zgjasë dy ditë.

Takimi i radhës vjen pas dorëheqjes së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. Më këtë takim, MV do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov.

Dorëheqja e Zaev ka ngritur shumë pikëpyetje për vazhdimësinë e kësaj iniciative, që u prezantua për herë të parë më 10 tetor 2019 në Novi Sad të Serbisë. Nëse Maqedonia e Veriut shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe fituese del opozita, atëherë kjo nismë mund të braktiset.

Thënë kjo, pasi opozita maqedonasë e ka kundërshtuar përfshirjen e Zaev në këtë iniciativë. Kujtojmë që Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi nuk kanë pranuar të bëhen pjesë e kësaj nisme.

Të fundit