Flash News

E-TJERA

SPAK e shpalli në kërkim, oficeri Shahini u denoncua 8 vite më parë nga PD, por Policia e përgënjeshtroi

SPAK e shpalli në kërkim, oficeri Shahini u denoncua 8 vite më

Oficeri i policisë Klodian Shahini, i cili sot u shpall në kërkim nga SPAK u denoncua 8 vite më parë nga Partia Demokratike si bashkëpunëtor në mbjelljen e Kanabisit në Qarkun e Lezhës, por asokohe Policia e Shtetit i hodhi poshtë akuzat.

Në 5 nëntor të vitit 2016, PD doli në një deklaratë ku sqaroi se transferimi i dy agjentëve të policisë, që ndoqën operacionet për kapjen e drogës në Rrëshen ishte dëshmi se Kryeministri qëndroi në anën e trafikantëve dhe kundër oficerëve, burrave e grave me integritet që luftojnë drogën, por policia e hodhi poshte asokohe. 

Në atë periudhë Klodian Shahini, u transferua nga shef Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin si shef Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Lezhë.

Sakaq, sot e shpall në kërkim bashkë me ish zyrtarë të tjerë të policisë. 

 

 

Të fundit