Flash News

E-TJERA

SPAK “godet” pa pranga! Bela nën akuzë, por pa masë sigurie

SPAK “godet” pa pranga! Bela nën akuzë, por pa masë

Prokuroria e Posaçme, me një njoftim zyrtar, konfirmoi marrjen e Belinda Ballukut si të pandehur në kuadër të hetimeve që po kryhen për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.

Edhe pse vetë Balluku nuk e pohoi dot për mediat, SPAK foli, por me një avantazh për zv.kryeministren e cila i dha një mesazh të qartë prokurorëve të posdaçëm pasi doli nga SPAK.

“Si një qytetare e Republikës së Shqipërisë dhe si zyrtare, e shoh këtë si një proces që do të jetë i bazuar në transparencën dhe llogaridhënien e drejtësisë që besojmë”, tha Balluku.

E duket, se SPAK iu bind, duke e marrë të pandehur, por pa një masë sigurie.

“Në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal, sot, më 31.10.2025 i është njoftuar akuza të pandehurës Belinda Balluku, me funksionin e lartë shtetëror, Ministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet, 258/2 dhe 25 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e SPAK.

 

Të fundit