Flash News

E-TJERA

SPAK hetime për Metën, reagon Yuri Kim: Kërcënimet për prokurorët dhe gjyqtarët nuk duhet të pranohen si 'normale'

SPAK hetime për Metën, reagon Yuri Kim: Kërcënimet për

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka reaguar pasi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetim për kreun i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deklaratat e tij për SPAK.

Ambasadorja shkruan në rrjetet sociale se kërcënimet dhe nxitjet për prokurorët dhe gjyqtarët dhe përpjekjet e tjera për të prishur reformën në drejtësi në Shqipëri nuk duhet të pranohen më si "normale".

“Kërcënimet dhe nxitjet për prokurorët dhe gjyqtarët dhe përpjekjet e tjera për të prishur reformën në drejtësi në Shqipëri nuk duhet të pranohen më si "normale". Kjo sjellje nuk i përket një vendi që është në NATO, ka hapur negociatat për anëtarësim BE-së dhe është ulur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Për një kohë të gjatë, të pasurit dhe/ose të fuqishmit kanë besuar se janë të paprekshëm. Tani ata janë të shqetësuar, mosndëshkueshmërisë së tyre mund t'i vijë fundi. Ndërsa reforma në drejtësi zbatohet dhe jep gjithnjë e më shumë rezultate, do të bëhet më e qartë dhe më e qartë se askush - ASKUSH - nuk është mbi ligjin”, thuhet në reagimin e Kim.

Të fundit