Flash News

E-TJERA

SPAK kërkon masë të dytë sigurie për Alqi Bllakon

SPAK kërkon masë të dytë sigurie për Alqi Bllakon

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme masë të dytë sigurie “arrest në burg”, për ish-deputetin socialist Alqi Bllako.

Masa e sigurisë kërkohet pas akuzave të ngritura mbi Bllakon edhe për inceneratorin e Elbasnanit.

Kërkesa e parë e SPAK është refuzuar, ndërsa pritet që e dyta të shqyrtohet nesër rreth orës 8:30. “Çështja është regjistruar mbi ankimin e Prokurorisë, objekti është caktim masë sigurimi, dhe për shkaqe procedurale është shtyrë për nesër ora 8:30”, bëhet me dije.

Emri i Bllakos u shfaq në dosjen hetimore për inceneratorin e Elbasanit ku u zbulua se ai kishte kontakte të vazhdueshme me dy biznesmenët e shpallur në kërkim Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

Bazuar në dosjen hetimore, Bllako  kishte shkëmbyer e-maile jo vetëm mbi inceneratorët, por edhe biseda që kishin të bënin me biznese personale të Zotos dhe Mërtirit.

 

Të fundit