Flash News

E-TJERA

SPAK kërkon mbikëqyrje policore për Berishën, Lela për VOA: Masë ndëshkimi e autokracisë diktatoriale

SPAK kërkon mbikëqyrje policore për Berishën, Lela për

Drejtori i Zyrës së Shtypit dhe i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela në një intervistë për Zërin e Amerikës, tha se SPAK me kërkesën për mbikëqyrje policore ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha po pengon qytetarët të dalin në protestat në mbështetje të opozitës.


Zëri i Amerikës: Opozita ka nisur një aksion të mosbindjes civile, që duket se nuk po gjen mbështetje. Kritikët thonë se ndonëse mes popullatës ka pakënaqësi opozita nuk është në gjendje ta shfrytëzojë atë në një mbështetje, sepse po merret me problemet ligjore të Berishës dhe jo me interesat e vendit.


Lela: Ajo që duket si gjithmonë nuk është ajo që është. Ajo që duket është që nuk është vala e mbështetjes si më parë në vitin 1992. Por keni parasysh një gjë është një opozitës nën represion, kërkesa për të mos pasur kontakte është një tregues.

Si mendoni ju se shqiptaret reagojnë kur dëgjojnë që SPAK kërkon që lideri i opozitës, Sali Berisha të jetë jo vetëm në arrest shtëpie por edhe në mbikëqyrje policore. Mbikëqyrja policore është një masë ndëshkimi ashpërsisë dhe e autokracisë diktatoriale, për çfarë? Është për të penguar ata që duan të dalin.

Të fundit