Flash News

E-TJERA

Çështja 'Gërdeci'/ SPAK kërkon rinisjen e gjykimit për Fatmir Mediun, seanca për ish-ministrin do mbahet më 17 shtator

Çështja 'Gërdeci'/ SPAK kërkon rinisjen e

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar rinisjen e gjykimit për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediun. SPAK kërkon revokimin e vendimit të Gjykatës së Lartë.

Seanca gjyqësore për Mediun do të zhvillohet më 17 shtator ora 10:00. Gjyqtarja Saida Dollani do të shqyrtojë çështjen e Mediut në Apelin e Posaçëm.

Më herët GJKKKO rrëzoi kërkesën e SPAK për rinisjen e hetimeve të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu lidhur me çështjen e shpërthimit në Gërdec. Pas vendimit të GJKKO-së, kreu i SPAK Arben Kraja nuk u pajtua me vendimin e GJKKO-së duke deklaruar se do të apelojë.

 

Të fundit