Flash News

E-TJERA

SPAK nuk pajtohet me vendimin e GJKKO-së për Fatmir Mediun, do ta apelojë

SPAK nuk pajtohet me vendimin e GJKKO-së për Fatmir Mediun, do ta

SPAK nuk është pajtur me vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila vendosi të mos rigjykojë ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu për çështjen e Gërdecit.

SPAK do ta ankimojë menjëherë vendimin në Apelin e GJKKO, me argumenton se rrëzimi i kërkesës është i pa bazuar në ligj.

Gjyqtari Erjon Çela vendosi të rrëzojë kërkesën e SPAK-ut për rinisjen e hetimeve për Mediun. Ky u akuzua në atë kohe për shpërdorim detyre, në lidhje me shpërthimin e municioneve në fabrikën e demontimit në Gërdec.

Familja Durdaj, e cila humbi të birin, kallëzoi në SPAK ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Kjo familje sot i dërgoi GJKKO-së një letër, ku i kërkonte rigjykim për ish-ministrin Mediu.

Të fundit