Flash News

E-TJERA

SPAK rekurs në Gjykatën e Lartë për Jamarbër Malltezin

SPAK rekurs në Gjykatën e Lartë për Jamarbër Malltezin

SPAK ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për Jamarbër Malltezin, duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm që e liroi atë nga qelia.

Me vendimin e saj, Apeli i zbutimi masën e sigurisë nga arresti me burg në atë shtëpiak, pasi u arrestua në tetor për privatizimin e Kompleksit Partizani më shumë se dy dekada më parë

Malltezi, u arrestua në Rinas mbrëmjen e 20 tetorit, masë e cila u la në fuqi më pas po nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Më vonë, Apeli i ndryshoi masën e sigurisë, duke e nxjerrë atë nga qelitë. Me urdhër të SPAK, Gjykata ka bllokuar edhe për rreth 25 pasuri të Malltezit. ​​

Të fundit