Flash News

E-TJERA

SPAK-u kërkoi 10 vite burg për Kokën, avokati: Kanë katërfishuar dënimin, vendim politik dhe jo ligjor

SPAK-u kërkoi 10 vite burg për Kokën, avokati: Kanë

SPAK-u kërkoi 10 vite burg për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka lidhur akuzat për inceneratorin e Elbasanit. Për këtë çështje ka folur avokati Saimir Vishaj e ka cilësuar këtë si një veprim skandaloz dhe aspak ligjor.

Ai deklaroi se ky është katërfishim i dënimit me rastet e tjera të ngjashme të shpërdorimit të detyrës, dhe se bëhet për çështje politike.

“Institucionet që kanë qenë pjesë e komisionit dhe kanë përpiluar draftin, për mua është skandaloze, standard i dyfishtë. Për shpërdorim detyre në raste të tjera nuk e kanë kërkuar një vit. Kjo bëhet për çështje politike dhe aspak ligjore ndaj ka katërfishuar masat e dënimit. Shpresoj që gjykata e shkallës së parë të mos bjerë në këtë nivel, nuk mund të presësh me thikë masat si për atë që është fajtor dhe atë që ka rol dytësor”, u shpreh ai.

Ish-ministri Lefter Koka, asokohe ministër i Mjedisit, akuzohet se ka përfituar nga dy kompanitë koncensionare, rreth 3.6 mln euro. Ndërkohë për ish-vartësin e tij, ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako ka kërkuar 4 vite burg, po ashtu dhe për Serafin Papën 4 vite.

 

Të fundit